I ndjeri Shpëtim Karamuça, nuk ndërroi jetë por, ja ndërruan jetën kafshët komuniste të para dhe pas 90-s me surrat njeriu. Qoftë më e lehtë se dheu i minierës së Spaçit balta ku do të prehesh më së fundi, Shpëtim! I ktheve krahët një shoqërie të shpërbërë, e cila po mbytet dalngadalë në moçalin e vesit e të krimit, duke duartrokitur varrmihësit e saj.
Ku eshte Jozefina Topalli (Coba), ku eshte Simon Miraka, ku eshte Reshat Kripa, ku eshte shkrimtari dhe perkthyesi Amik Kasarohu te thone ndonji fjale ngushelluese per kete te persekutuar politik? Apo jane bere specialista per t’i lepire bythen kriptokomunistit Sali Berisha?
Gjetsh prehje në Parajsë, o Njeri i Mundimit! Gjetsh qetësinë në atë jetë se ne këtë jetë nuk e gjete. Paratë që nuk i more, i befshin qefine dhe arkivole pushtetaret qe nuk u ngopen kurrë së rrjepuri popullin e thjeshtë. Qoftë dheu i lehte per ty o njeri që luftove per demokracine kur ata që janë sot në krye të saj ishin sekretarë partie të diktaturës.
Mallkuar qofshin te gjithe ata që kishin në dorë diçka për ty ta benin, dhe nuk e bënë. I pagofshin një për një këto vdekje dhe këtë padrejtësi bijtë e tu dhe nipërit e mbesat e tu o Sali Berisha dhe gjithë minjtë e gjirizit “demokratikas” që majmen në oborrin tënd. Shihni sa familje pas 100 vitesh shtet vuajne per kushtet bazë të jetës dhe krahasojini me jeten e qelbo-politikaneve qe kemi mbi koke. U djegtë në ferr kjo racë e ndyrë antishqiptarësh.
Email nga adresa: [email protected]