Rritet tensioni midis Spanjës dhe Britanisë së Madhe për çështjen e Gjibraltarit. Kryeministri David Cameron ka paralajmëruar homologun e tij spanjoll, Mariano Rajoy, për “rrezikun real” të përkeqësimit të marrëdhënieve. Ndërsa Rajoy e konsideroi si të papranueshëm vendimin e autoriteteve të Gjibraltarit për të ndërtuar një barrierë betoni në Mesdhe, duke bllokuar punën e peshkatarëve
Spanja po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së masave të caktuara ndaj Gjibraltarit, territor i Britanisë së Madhe. Autoritetet spanjolle akuzojnë ato të Gjibraltarit se kanë bllokuar punën e peshkatarëve me hedhjen e blloqeve të betonit në det.
“Festës në Gjibraltar i ka ardhur fundi!”, mësohet të jetë shprehur ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel García Margallo. Ndër masat e mundshme që ai do të ndërmarrë janë aplikimi i një takse prej 50 eurosh në rast të kalimit të kufirit midis Spanjës dhe kolonisë britanike, duke përfshirë këtu edhe avionët të cilët shkojnë në Gjibraltar duke kaluar mbi hapësirën ajrore spanjolle. Gjithashtu ministri spanjoll kërkon që 6 mijë qytetarëve nga Gjibraltari që kanë prona të patundshme në Spanjë, t’u bëhet hetim tatimor.
Situata në pikën më jugore të Europës nuk është aspak e mirë dhe as telefonata mes krerëve të qeverive të dy vendeve nuk mjaftoi për ta qetësuar.
Arsyeja e tensionimit: autoritetet e Gjibraltarit kanë hedhur mbi 70 blloqe të mëdha betoni në pjesën e detit përpara aeroportit. Për këtë arsye, peshkatarët spanjollë nuk mund të hedhin më rrjetat e tyre. Rojet bregdetare britanike kanë ndaluar më parë peshaktarët spanjollë të peshkojnë në këto ujëra dhe këta të fundit deri tani mund të peshkojnë vetëm nën vëzhgimin rojeve bregdetare spanjolle.
Por edhe Spanja ka hedhur blloqe të tilla në det. Organizata ambientaliste “Greenpeace” përshëndet këto masa. Në këtë mënyrë brigjet do të rigjenerohen dhe do të kthehen në vende shumimi të peshqve. Autoritetet e Gjibraltarit morën këto masa pa biseduar më parë më autoritetet spanjolle. Martín Ortega Carcelén, ekspert ligjor pranë Universitetit të Madridit, thotë se nuk është përcaktuar qartë se kujt i përkasin ujërat rreth shkëmbinjve. Nëse Gjibraltari hedh vetëm blloqe betoni, kjo nuk përbën asnjë fakt, shpjegon juristi.
Por pas konfliktit qëndrojnë edhe arsye të tjera, përveç asaj të peshkimit. Mosbesimi tek Spanja është i madh, sepse sipas saj Gjibraltari po përpiqet të zgjerojë territorin e tij në det në mënyrë artificiale. Kështu e gjykuan autoritetet spanjolle projektin “Sovereign Bay” të arkitektit Norman Foster në pjesën lindore të shkëmbinjve. Foster ndërtoi atje apartamente me pishinë me pamje nga deti dhe një port jahtesh.
Këtu lind edhe një pyetje bazike: Kujt do t’i përkasin shkëmbinjtë në të ardhmen? Spanja nuk ka deklaruar asnjëherë pronësinë ndaj tyre, që pas ditës kur Princi Georg von Hessen-Darmstadt e pushtoi në vitin 1704. Princi gjerman luftoi në krah të Habsburgëve dhe Britanisë në luftën kundër Spanjës. Lufta më pas u fitua nga Burbonët dhe Gjibraltari iu la britankëve në Traktatin e Paqes së Utrehut.
Gjithmonë kur ka patur debate apo acarime rreth çështjes së shkëmbinjve Spanja ka ashpërsuar kontrollet në kufi. Policët kontrollojnë çdo çantë dhe shikojnë me kujdes çdo pasaportë. Për pak momente të krijohet përshtypja se po kalon kufirin e vjetër për në ish- Gjermaninë Lindore.
Sidoqoftë viktima nuk janë vetëm qytetarët e Gjibraltarit. 6000 punëtorë spanjollë, të cilët kalojnë kufirin çdo ditë në qytetin La Linea ankohen për taksën prej 50 euro.
provo gazeta DITA se me te vertet kini nje INFORMIM te PASURme ngjarjet internacionale.une njofe shume bukur espanjejen nje tersi,i theme espanja sepse kshu thuhet e shkruhet nga ta e nderkombetaret dhe jo si i themi ne ne shqip -spanja-. kyeshte nje problem shume i madhe e serioz ne nes espanjejes e anglise,ku historikishte GJIBRALTAR eshte toke e espanies,por e okupoar nga anglia dhe sipas spanjollve anglia gjdoher ne korhat e mehreshme ka thene se vetem perkosishte eshte ne gjibraltar dhe ne dhjetra dekadat e fundit e thoet te kunderten se nuk dolargohet.pra mos te mendojne dikush se ngjo gje eshte OKEJ ne B.E se ka shume probleme madhore ne mes shteteve antare te unionit evropian.por edhe franca me espanjen kane probleme per peshikm ku shume her kane folur ne TV dhe urrehen me mes veti,por feja i bashkone deridikun.edhe portugalia reklamon e thote se ka probleme me spanjen per disa qytete siq thuhet qe ja kame marre spanja pergjat kufirit portugalis,a vet une kame degjuar kryeministrin spanjoll RAHOI kur ka thene ne tv se portugalia eshte formuar e tera ne territorin spanjolle dhe portugalia nuk ka ekzistuar para vitit 1740 te.por edhe ne NATO kato kane probleme madhore psh: kur ke ne pytje qe ta atakojne IRAKUN gjermania e franca i dhane JO amerikes e NATOS.une nuk i kuptoje disa koka logjika kinse analist te TV-ve ne kosove e shqipri kure mendojne se gjithqka eshte OKEJE ne B.E e NATO.ku kta ,,analist,,nuk njofin minimumin ne politik nacionale ,e mos te flasim per poltika internacionale.pasdite te kendeshme per personelin e DITES.
Ketyre spanjolleve me sa duket u paska hyre vetja ne qejf-thote populli yne dhe kerkojne medoemos ta kruajne edhe me Britaniket, a thua se marredhenit nderkombetare jane si telenovelat e tyre idiote qe transmentojne cdo nate ne TV. Mbreteria e Bashkuar ka te drejte te administroje teritorin e vet dhe e mos lejoje qe ky gadishull te mos degradoje ne nje toke te shkrete ku te bilbilosin espanjolley keta llafazane dhe dembele te mjere…
Analist ne zvicer duhet te mesosh shqip ose shkruaj ne gjuhe espanjejw.
Ne shqip je analfabet
Ore Frasheri….. po sa i zgjuar je mor djal…
Telenovelat jane te gjitha americano-jugore djalosh dhe jo Spanjolle.
Sa për dembel e llafazan, ne Shqiptaret nuk jemi shume larg…
Dhi e zgjebosur e shurrën përpjet….