Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, beson se skuadra e tij mund të kalojë edhe turin e dytë në Europa League, ku do të ndeshet me skuadrën boshnjake Sarajevo. I ftuar në Sport News në Supersport, Gjici falënderoi skuadrën për kualifikimin, duke veçuar sulmuesin Gerhard Progni. “Falenderoj ekipin për kalimin në raundin tjetër të Europa League. Mund të them që ndeshjet ishin stresuese. Dëshiroj të përgëzoj dhe Prognin për paraqitjen e tij”. Në raundin e dytë detyra bëhet më e vështirë për nënkampionët e vendit që do të gjejnë përballë një skuadër eksperte, si Sarajevo e Bosnjë Hercegovinës, por Gjici sheh me optimizëm. “Objektivin e parë e realizuam, mendoj se i kemi aftësitë për të kaluar dhe raundin e dytë të Europa League”. Kukësi do të luajë ndeshjen e parë në Sarajevë më 18 korrik dhe kthimin në “Qemal Stafa” më 25 korrik.
o loku kaq e pate ti…..sarajava esht ekip i madh,po ishalla nuk hani 5……….
Ky eshte nje cope idjot qe shfytezoi pushtetin e SRB duke vjedhe fonde publike dhe puna e tij eshte per turp. Falimenti i tij eshte i padiskutushem. KUR FLET DHE KY SHOFER PER SPORTIN…….KAFSHE ME FYTYRE NJERIU. Mjere sporti ne duart e kujt ka rene.