Gjici, edhe një sforco për të kryer punën

anazapta

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë një nga njerëzit më optimistë për aventurën evropiane të skuadrës së tij. Megjithatë, pas fitores së shkëlqyer kundër Metalurg Donjeck, presidenti shkon kundër rrymës së entuziazmit, duke kërkuar të mbajë me këmbë në tokë të tijtë. Fitorja 2-0 është një rezultat shumë i mirë, por Gjici paralajmëron se është bërë vetëm gjysma e punës. “Jemi shumë të kënaqur me fitoren e parë, por nuk jemi kualifikuar ende. Kjo duhet mbajtur fort parasysh, na presin edhe 90 minuta shumë të vështira”, thotë presidenti. Paralajmërimi i presidentit është me vend, duke pasur parasysh që ukrainasit shiheshin si superfavoritë para ndeshjes dhe sigurisht që nuk do të dorëzohen pas humbjes së pësuar në Tiranë. “Metalurgu do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar, ndaj duhet të luajmë më fort. Kam besim se mund t’ia dalim, nëse qëndrojmë të disiplinuar në fushë”, thotë presidenti.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *