Gjici: Kam mbaruar fakultetin e MB

Dita

Në takimet e tij paraelektorale, kryeministri Edi Rama ka përmendur disa herë faktin se një kryebashkiak i PD-së i ka dërguar një mesazh që donte ta takonte. Por, kur ai i tha që të shkonte të nesërmen ta takonte në Kryeministri, kryebashkiaku s’kishte pranuar, me argumentin se e shihnin ata të PD-së.

Ylli Rakipi, që në emisionin e tij të pardjeshëm ka pasur dy kandidatët për Bashkinë e Kamzës, ka thënë se kryebashkiaku i përmendur nga Rama, është Xhelal Mziu. Por, ky i fundit e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Rama gënjen për mesazhin. “Rama është gënjeshtar. Ka gënjyer ashtu siç gënjeu më 23 qershor për krijimin e 300 mijë vendeve të reja pune, apo për rritjen e pagave dhe pensioneve”, u shpreh Mziu.

Ky i fundit është akuzuar nga rivali i tij, Safet Gjici, se për tetë vite, e vetmja gjë që ka bërë në Kamëz, ka qenë ndërtimi i një vile për veten e vet. Por kjo ishte vetëm një pjesë e emisionit që në fakt për të qeshurat që solli te publiku, ja kaloi edhe Portokallisë. Kandidatët nxirrnin perla nga goja.

Kur kandidati Gjici u pyet se çfarë arsimi kishte ai tha: “Kam fakultetin e Ministrisë së Brendshme”. Dhe kulmi arriti në fund kur nuk pranonin që t’i jepnin dorën njëri-tjetrit. Madje Xhelali kur u bind që ta takonte rivalin, ngriti dy gishtat lart si masë sigurie, për të treguar që nuk po tradhton partinë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *