Gjici: Nga i pastrehë, Xhelal Mziu u bë me vilë si kryebashkiak

Bledar Lumani

Dy kandidatët për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu dhe Safet Gjici, kanë shkëmbyer akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit në emisionin “Të paekspozuarit”.

Gjici ka thënë se për 8 vite si kryebashkiak, Xhelal Mziu ndëroi vilë për vete dhe la 80% të banorëve pa ujë të pijshëm.

Ky ka vilën moderne dhe ka ujë për veten e vet.

Të shkosh në Kamëz pa vilë dhe të bëhesh me vilë dhe të marrësh ujë vetëm për vete, është e papranueshme.

Në rreth 80% të territorit të Kamzës mungon uji i pijshëm, banorët furnizohen me bote dhe paguajnë faturat e ujit të pijshëm”, ka deklaruar Gjici.

Ndërsa Mziu ka thënë se për 8 vite e ka transformuar Kamzën, pasi kur është emëruar si kryebashkiak, s’ka pasur drita, rrugë dhe shkolla.

Në vitin 2007 kur unë kam shkuar në atë Bashki nuk kishte energji, nuk kishte rrugë dhe në ato pak shkolla mësimi bëhej me turne.

Sot infrastruktura në Kamëz është moderne.

Sot në Kamëz ka shkolla që janë konkuruese, standarti i arsimit është sipas standardeve europiane. Votat që kam marrë në çdo garë elektorale janë rritur në numër dhe kjo tregon se nuk kam frikë nga konsumimi”, ka deklaruar Mziu.

Share This Article
12 Comments
  • Kalova ne Kamez dhe nje biznes aty kishte shkruar me kapitale “KEMI MISH GJICI”,

    Kam qesh me te madhe

    • Ka mundesi qe nje idiot si ty ta lexoje ashtu po seshte fai i tij po i shpellarve qe nuk dine te shkruajne si puna jote qe qesh me veten tende. Ne nje vend me injorante dhe me k/bashkiak injorance dhe cmendurira do sjelle duke i vene ruugeve te nje fshati ne ndertim lloj emrash qe ne asnje vend te umbur te botes nuk behen keto budalleqe. Evgjiti Me ziu kur gjeti leu dhe menderen dhe u cudit si majmuni se nga malet vinte e aq dinte.

    • Shqipo, komenti me perfaqesues. Pune injorantesh te korruptuar qe sillen si pashallare. Pale kur bejne populistin

  • Di qe mzatin e denoi gjykata me burgim.Perse nuk ekzekutohet denimi ????????
    Kur do t’a permbushe premtimin e saj perfaqesuesja R.Vllahutin e KE-se ne Shqiperi,per publikimin e listes se te inkriminuarve qe po kandidohen per pushtetare lokale ??????
    Keto me interesojne mua si qytetare,,,sa per punet e “mira” te mzatit ,ato jane ne faqe te mejdanit dhe njerzit kane mjaftueshmerish sy e mend per t’i vleresuar,,,,natyrisht me kusht paprekshmerine e tyre te zgjedhjes.
    TUNG.

  • Tabela me gabime te tilla krejtesisht te patolerueshme ka kudo neper Shqiperi. Germa ë pergjithesisht eshte e perjashtuar nga drejtshkrimi. Kjo tregon “se kemi perparuar shume ne fushen e arsimit”. E kishte fajin regjimi i Enverit, qe e perdorte pa mase, dhe ne menyre te tepruar kete germe…….

  • me hajdut se xhelali mziu nuk ka. e ka bere kamzen nje vend rrumpalle, do i vij fundi ne 21 qeshor dhe ketij

  • Xhuls-lalka, feudal tipik me mentalitet mesjetar.
    Qytetaret banore te Kamzes dhe paskuqanit , pas shume kohesh e jo per faj te tyre kane okazionin per te mos i thirrur e trajtuar me si kamzalesher e paskuqan coglioner.
    Hiqeni nga qafa nje here e mire plehrat zuzka e zuzaret e tipit Mziu.

  • Nje monster qe verteton se ku te con kali ipolitikes.Eshte produkt tipik i njeriut te duhur nga p.d. dhe personakisht ngaBishbasha. Duke e shkelur hapur ligjin ,se moral e turp ai nuk ka ,,me mbeshtetje totale politike e juridike ,i ka dhene Kamzes fytyren e tij .Nje komunitet i mbledhur nga gjithe vendi ,ku problemet per zgjidhjd jane te pafund ,peshkon politika e Prof,Xhelal Ziut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *