Gjigandi turk TRT po instalohet në Shkup, do transmetojë në 8 gjuhë, mes të cilave edhe në shqip. Beteja me Euronews-in, pronarët e mediave dhe politika

time

Nga Hamdi Firat Buyuk

Ekspertët thonë se pas planeve nga Euronews dhe TRT e Turqisë për të zgjeruar shërbimet e gjuhëve lokale në Ballkan fshihen dy arsye. E para (Euronews) kërkon të bëjë para, ndërsa e dyta (TRT) dëshiron një mjet të ri ndikimi politik.

Gjatë 15 viteve të fundit, gjigantëve të mediave perëndimore si BBC u ka rënë roli i tyre dominues në Ballkan dhe janë zëvendësuar nga të tilla si agjencia e lajmeve Anadolu e Turqisë, Sputnik rus dhe Al Jazeera me bazë në Katar.

Radio Europa e Lirë e financuar nga SHBA-ja ende operon me shërbime në gjuhën lokale dhe BBC në vitin 2018 nisi të ofrojë lajme digjitale në gjuhën serbe, duke reflektuar nervozizëm në Perëndim për ndikimin në rritje në Ballkan të Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Tani Turqia po shton praninë e saj, duke njoftuar në janar krijimin këtë vit të TRT Balkans, një krah i Radio Televizionit Shtetëror Turk, me seli në Shkup dhe që do të transmetojë në gjuhën maqedonase, boshnjake, kroate, serbe, shqiptare, bullgare, turke dhe angleze. Ai do të ketë një zyrë rajonale në Sarajevë.

TRT Balkans do të përballet me konkurrencë nga Euronews në gjuhën serbe dhe rumune që do të nisin transmetimet këtë vit, pas Euronews Albania që nisi transmetimin në vitin 2019.

Ata hyjnë në një treg mediatik ku mbizotëron pronësia e dyshimtë, censura e përhapur dhe ndërhyrjet e forta politike.

Ndërsa zgjerimi i Euronews drejtohet kryesisht nga fitimi, “zgjerimi i TRT-së në Ballkan është qartazi pjesë e strategjisë së qeverisë turke për të forcuar ndikimin e Turqisë në skenën ndërkombëtare”, tha Vaclav Stetka, profesor i komunikimit dhe studimeve të medias në Universitetin Loughborough të Mbretërisë së Bashkuar, ekspert për median në Europën Lindore dhe Juglindore.

Pikëpyetje mbi partneritetin e Euronews në Serbi

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një takimi me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Александар Вучић

Studime të shumta kanë detajuar gjendjen e rëndë të peizazhit mediatik në Ballkan, ku pronësia përfundimtare e mediave shpesh është e panjohur, por ndikimi politik vihet re qartë.

Në Shqipëri, për shembull, disa pronarë me lidhje të forta politike kontrollojnë më shumë se gjysmën e audiencës dhe gati 90 për qind të tregut. Në Serbi, fondet publike në formën e reklamave favorizojnë media pro-qeveritare, duke lënë të tjerë të uritur për të ardhurat e nevojshme, ndërsa në Bosnjë shumica dërrmuese e mediave janë të varura nga donacionet e huaja dhe subvencionet shtetërore.

Stetka tha se liria e medias në Europën Lindore dhe Juglindore ka qenë në rënie të vazhdueshme për pesë deri në 10 vitet e fundit.

“Kjo ka të bëjë shumë me pronësinë e medias, duke pasur parasysh që shumica e mediave të lajmeve janë në duart e oligarkëve dhe pronarëve lokalë të cilët kanë ose lidhje të forta me qeverinë, ose përdorin mediat e tyre si një instrument për të çuar para interesat e tyre të biznesit”, tha Stetka për BIRN.

“Pronarët në Perëndim, shpesh janë kritikuar se promovojnë gazetari të cilësisë së ulët dhe se kujdesen vetëm për fitimet. Por, nga ana tjetër, ata kryesisht nuk kanë ndërhyrë në përmbajtjen editoriale dhe shpesh i kanë mbrojtur gazetarët nga presionet e politikanëve vendas.”

Zgjedhja e HD WIN për t’u bërë partner i Euronews në Serbi ngjall habi

HD WIN është në pronësi të Telekom Srbija, operatori shtetëror i telefonisë dhe internetit në Serbi, i cili kontrollohet fort nga Partia Progresive në pushtet.

Roland Nikolau, në Euronews, mbrojti paanësinë e televizionit, duke i thënë BIRN se për gati 30 vjet “Euronews ka bërë emër si një media e pavarur që gëzon besim të gjerë.”

Kompania me bazë në Francë, tha ai, kërkon partnerë të përkushtuar ndaj të njëjtave vlera.

Bashkimi i HD WIN u njoftua në mes të vitit 2019 pak para një vizite në Beograd nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Maja Bjelos, një analiste politike në Qendrën për Politikat e Sigurisë në Beograd, tha se lëvizja ishte motivuar nga një dëshirë e qeverisë serbe për “të shkatërruar mediat e pavarura” të tilla si filiali rajonal i CNN, N1, dhe Nova S, “për të krijuar një përshtypje të rreme se në Serbi ka liri mediatike dhe liri të fjalës”.

“Raportimet e fundit nga Euronews lavdërojnë Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandër Vuçiç”, tha Bjelos për BIRN.

Ajo akuzoi Telekom Srbija se po jep paratë e taksapaguesve në formën e huave figurave pro-qeveritare për të blerë stacione ekzistuese televizive ose për të ngritur stacione të reja, duke përmendur krijimin e TV Kurir, TV K1 dhe TV Tanjug. “Është e ndaluar me ligj që kompanitë shtetërore të krijojnë kanale televizive”, tha Bjelos.

Shqetësim për ndikimin e TRT-së në pavarësinë gazetareske

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/ Recep Tayyip Erdogan.

Sa i përket TRT, zgjerimi i saj në Ballkan shihet si përpjekja e fundit nga Ankaraja për të rritur ndikimin e saj në rajon, pas ardhjes së Anadolu në vitin 2012 dhe financimit të rregullt të projekteve të ndryshme gjatë dekadës së fundit.

Shërbimi boshnjako-kroato-serb i Anadolu ndodhet në Sarajevë dhe që nga viti 2014 ka një zyrë në Shkup për gjuhët shqipe dhe maqedonase.

TRT nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

“TRT nuk është thjesht një burim lajmesh”, tha Mehmet Onur Cevik, një studiues doktorature në Universitetin Ghent në Belgjikë.

“Ajo duhet të konsiderohet si BBC e Mbretërisë së Bashkuar. TRT-ja, ashtu si BBC-ja, ka misione politike dhe kulturore”, tha ai për BIRN.

Duke prodhuar dokumentarë me buxhet të madh dhe telenovela tepër të njohura, TRT është një mjet për zgjerimin e kulturës turke në fqinjin e Turqisë, duke përfshirë Ballkanin, tha Cevik.

“Prandaj, hapja e TRT Balkans ka më shumë arsye politike sesa financiare”, tha Cevik. “TRT mund të kërkojë përfitime në Amerikën Latine, por sigurisht që ky nuk është rasti kur bëhet fjalë për Ballkanin.”

Cevik dhe Stetka shprehën shqetësim në lidhje me zgjerimin e TRT-së në Ballkan. Transmetuesi shtetëror është mbështetës i qeverisë turke nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në dëm të zërave të opozitës.

Me 16 kanale televizive, 17 stacione radiofonike, katër gazeta të printuara dhe platforma të tjera digjitale, TRT ka një ndikim të konsiderueshëm, duke korrur më shumë se 7.2 miliardë lira të ardhura midis vitit 2017 dhe 2019, ose afërsisht 1.1 miliardë euro me kursin e këmbimit në dhjetor 2019. Kjo shifër u botua në janar 2021. TRT nuk kishte publikuar më parë ndonjë raport financiar që nga viti 2017.

“Media në Turqi nuk është e pavarur”, tha Cevik.

“Prandaj, mbulimi i TRT Balkans do të favorizonte politikanë, biznesmenë dhe intelektualë vendas që kanë marrëdhënie të mira me qeverinë turke. Gjithashtu, TRT do të shpërfillte disa zhvillime për shkak të axhendës së saj, të cilat do të minonin profesionalizmin dhe pavarësinë e medias.”

Stetka u pajtua me këtë:

“Fakti që shumë prej këtyre stacioneve lajmesh dhe mediash që operojnë në rajon – përfshirë, për shembull, Sputnik ose RT me bazë në Rusi – janë media të kontrolluara nga qeveria, padyshim që ngre shqetësime në lidhje me ndikimin e këtyre aktorëve të rinj në karakterin e sferës publike dhe pavarësinë gazetareske në vendet përkatëse”.

 

——–

Botuar nga Reporter. Titulli êshtë i redaksisë

 

Share This Article
14 Comments
  • Viktima e pare e ketyre gjigandeve mediatike do te jete kultura shqiptare, perfshi edhe gjuhen, te cilat do te rrudhen gjithnje e me teper, e po vazhdoi keshtu mund te zhduken per fare nga fundi i shekullit! Dhe mund te ngelen vetem disa libra neper muzeume, qe do te permbajne akoma gjuhen shqipe!

    • rofte erdogani qe ja mblodhi grek dhiares shyqyr qe rama e ka mik dhe tani greku te aje mut dhe duke keshi te perdhet ne korfuz rofte rama-erdogani me mire me turkun se me grek leshin qe te na ruaje bythen

  • Politka zyrtare e ketyre 30-te vjeteve e drejtuar nga PD dhe PS me ne krie Sali Berisha, Fatos Nano, Lulezim Basha dhe Edi Rama nuk duan ta rruajne dhe te shpenzojne asnje centezem per ruajtjen e gjuhes shqipe, te arsimit, te kultures dhe pranojne gjithçka qe vetem te mbushin jo xhepat, por thaset me para per interesat e tyre me qellime te errta.
    E kuptoni sa poshte ka rene arsimi, po kultura qe s’kemi me nje institucion kinematografik, teatrot nuk kane shfaqje, etj.
    Jo vetem kaq mbi te gjitha, jashte kesaj teme, po shkaterrojne deri shendetesine ne te gjitha drejtimet e mundeshme.
    Paftyresia arrine deri aty sa hapur fare Ed Rama porsa mori nje sasi minimale vaksine te coronavirusit Covid-19, e beri i pari vaksinen, per te tjeret se kur do ta bejne nuk çane mender bithen.
    Si perfundim me kete shkerllatokraci qe eshte vendosur ne vendin tone nuk duan t’ja dine per gjuhen, arsimin, kulturen, shendetsine dhe mireqenien e popullit. Tung.

    • Ate mos e thuaj Ministria e Kultures i ka dhene Ermal Mamaqit plot 700.000 Euro per filmin “I love Tropoja”

    • O Emin….ato dy rreshta te shkruajtura, kush ti ka bere?!…ndonje pule, patjeter!
      O mavri….lere Greqine se i kane pare punet e tyre mire qe ne mengjes ata, por merru me veten….se ty(dhe shume si juve) nuk u intereson se ku po’ shkon Shqiperia, perkundrazi ndiheni krenare te jete si Turqia….
      Prandaj: telenovelat turke me sulltan suleimanin po bejne efekt per ti kthyer nje pjese shqip-folese ne identitet…..katastrofe, por ti je ne rrugen e “duhur”, shiko se cfare i ben gjuhes Shqipe!!

  • Pse TRT pikrisht ne Shkup?

    Sepse ne Maqedoni ka KOPILA TRUQISH QE FLASIN SHQIP.
    Ne fakt KOPILA TURQISH KA MA SHUME KU FLITET SHQIP.

  • Pse ne shkup?! Sepse ma shume i beson skavit se Sultanit tone qe kot po ia lypin bythen erdoganit ! Nuk e sjallen ne Tirane , jo sepse ´vellazer’ i ka shqipet prandaj va fut!

    • Dn, ti mos u merakos per kete, rrezja e veprimit eshte shume me e gjere, jemi brenda pordhes erdoganiste, ka menduar kryeveziri Edvin mos ki merak, sinjali nga shkupi ne prishtine e mandej ne Tirane kap mire, biles qe ne kohe te taleban Salise……..merakosu te shkruash Shqip si duhet tani pa ardhe TRT ne Tirane se pastaj do ta kesh te justifikuar!
      Mjere ata Rilindas per cfare kane luftuar!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *