Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, shpjegon në një intervistë, të rejat më të fundit në lidhje me klubin Flamurtari.
Cila ishte pjesa që i përkiste Klubit Flamurtari në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës?
Pikë së pari, ishte miratimi i buxhetit, që i takon “Shoqërisë Aksionere Flamurtari” për sezonin e ardhshëm, një shumë e cila është 47 milionë lekë (të reja).
E dini që kjo është shifra më e lartë që një bashki ka miratuar për sezonin e ardhshëm?
Besoj se kemi bërë një gjë të drejtë. Mendoj se futbolli i qytetit duhet ndihmuar brenda rregullave dhe kushteve financiare nga pushteti vendor. Jam në dijeni të buxheteve të tjera, por secila bashki ka strategjinë e saj në lidhje me këtë çështje.
A ka probleme financiare për momentin në klub?
Jo, sidomos pagesat janë korrekte më së fundi dhe kjo është në arritje duke pasur parasysh faktin që Bashkitë në këto tre muaj kanë kaluar vështirësi nga pikëpamja e likuiditeteve.
Kur do të privatizohet stema e klubit?
Besoj se në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak do të bëhet privatizimi i stemës së klubit, pra aktivitetit, dhe kjo do t’i kalojë në pronësi kompanive turke të interesuara tanimë.
Kush do ta administrojë më pas klubin?
Sigurisht që kompania e re do të bëjë administrimin e klubit nga pikëpamja sportive, ajo do vendosë më pas për buxhetet sezonalë, kontratat, lojtarët, politikat dhe gjithçka që kanë të bëjnë me këtë pjesë.
Cili do të jetë roli juaj?
Jam dhe do të jem gjithnjë pranë klubit dhe skuadrës.
Kuptohet, që prania juaj si tifoz ka ndihmuar në gjithë këtë rrugëtim…
Ajo që kam dashur dhe dua të përfundoj është që, Flamurtari dhe sporti i qytetit të mos varet nga humori i duhur ose jo i një kryetari, qoftë dhe ky shumë dashamirës, por të marrë një rrugë serioze drejt biznesit.
Çfarë do të ndodhë me asetet?
Asetet nuk do të jenë pjesë e privatizimit të stemës, por klubi Flamurtari dhe drejtuesit e rinj të aktivitetit do të përdorin këto asete.
Cilat janë asetet për momentin?
Stadiumi aktual, aneksi stërvitor, Pallati i Sportit dhe kompleksi në Pyllin e Sodës.
A do të ndërtohet një stadium i ri?
Investitorët turq të cilët do të privatizojnë stemën e klubit, gjithashtu duan të investojnë në këtë drejtim dhe ju e dini këtë. Mendohet të ndërtohet një stadium i ri në “mbeturinat” e Pyllit të Sodës, ju parathem që nuk do të pritet asnjë pemë, dhe një rehabilitim i Pallatit të Sportit.
A do të jetë një stadium 20 mijë vende?
Unë do të propozoja të ishte 12-13 mijë vende, por konsulentët tanë na kanë sugjeruar që të jetë në këtë masë. Unë nuk do të jem kundër çdo zgjedhjeje.
Çfarë do të bëhet me stadiumin aktual?
Propozimi im është të prishet së bashku me aneksin dhe të ndërtohet lulishte për fëmijët e familjarët.
Nuk do të ndërtohen pallate?
Absolutisht, jo!
A do të jetë Kryeministri i Turqisë, z.Erdogan, në stadium në 17 maj për finalen e Kupës?
Jo, nuk do të jetë, do të jetë në 14 maj në Tiranë dhe do të takohet me kryeministrin Rama.
Do të diskutohet për këtë projekt?
Po, ju garantoj që do të diskutohet për projektin “Vlora Sport” dhe pjesë e kësaj pakete është stadiumi dhe një kompleks më i gjerë sportiv në hapësirën përreth stadiumit.
Pra, “Vlora Sport” dhe stadiumi janë investim turk që nuk kanë të bëjnë juridikisht direkt me Klubin Flamurtari?
Po, e saktë, por Flamurtari do t’i përdorë këto ambiente për të luajtur futboll.
Ndërkohë, kompanitë e investimit në infrastrukturë dhe ato që do të privatizojnë stemën e klubit janë të njëjta?
Po, fatmirësisht po!
Kur përfundon ky projekt i gjithanshëm?
Privatizimi i stemës së klubit dhe kalimi i stemës tek investitorët turq kalon që mbledhjen e radhës. Ndërtimi i kompleksit sportiv dhe stadiumit mund të dojë 2 -3 vite.

O Shpetim, po sikur te shtroje ndonje cope rruge apo trotuar me mire do te ishte. Nuk ka qytet me te masakruar se sa Vlora. Qe ne hyrje te saj, ne Shesh te Flamurit e deri ne Uje te ftohte. Na rrofte Flamurtari, qe perdoret vetem biznes e kumar!
KY HAJDUTI DUHET TE JETE NE BURG //// E KA LENE VLOREN SI LAGJE JEVGJISH // AS VIJA TE BARDHA NUK KA BERE /// TROTUARET SHUME KEQ /// NA BONI ME TURP KY PLERA ////BRAVO RAMA ///PO I LEN HAJDUTET TA BEJEN SHQIPERINE SI KOLOMBIA //GJIKA TURPI I SHQIPTAREVE ///
ORE HAJDUT PO SHESHIN E FLAMURIT QE E KE PRASHITUR 4-5 HERE ME PARAT E VLONJATEVE.????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
S’duket aspak normale qe nje individ nen akuza e me gjyqe te hapura, te merret ne intervista sikur s’po ndodh asgje. Pa paragjykuar z. Gjika [e as gazeten] mendoj si nje zedhense i Bashkise mund te jepte infromacion per kete.
Dhenia hapesire ne Media, ne kete forme, le shije te hidhur. Nese nuk ka kurajo te jape doreheqjen – sic i takon nderi i nje zyrtari/ te zgjedhur nga populli – atehere to kufizoje “publiket ne minimum” . Ju lutemi perdorni Etiken dhe sensin e mases; ne mos asgje tjeter. Z. Gjika vete, te ruaje pak dekorin e te mos demtoje Vloren ne keto momente. Ai me mire se kushtdo duhet ta kuptoje (!) se te qenit nen “akuze per fallsifikime” nga Prokuroria e Republikes, deri ne “pastrim te emrit” ja ka dobesuar fuqite. Nese neser denohet nen keto akuza, i lind e drejta cdo qytetari te kundershtoje vendime /plane qe ai ka mbikqyrur ne kohen kur drejtesia po e heton.
Te pakten mos u tallni me Popullin.
p/s/ nese nuk do dija me mire [le ta quajme Naivitet Mediatik] kjo ngjan me shume si “Gjika-Promovim” ku ne 1000 llafe me shume finese eshte injoruar Elefanti ne Mes te Dhomes. I nderuar {@ gazetari} mire Flamurtari e Pylli i Sodes, po “akuzat per falsifikim”?!
Kjo eshte e pa pranushme! Dhe Gazeta Dita qe ne e besojme nuk duhet ti beje reklame nje njeriu qe akuzohet qe ka vjedhur duke mashtruar
Do ishte mire te na informoni çbehet me gjyqin apo mungojne faktet qe ju na kini servirur?
Kur isha i vogel e mbaj mend lozte lojen fals te bingo fortuna,tani me makina na 100 mije euro,jo nje po tre,apartamente ne cdo pallat te vlores leke me thas,madje edhe fshatarkave qe morri nga fshatrat u fali shpi.
Per Vloren azgje! Gjithe keto leke per sportin kur vloren e mbyti pluhuri e gropat,kancer i gjalle ambienti nuk bleu 2 makina te pastrojne rruget,ky eshte per espulso nga vlora meskin fshatar medioker……Po ja leme zotit se gje tjeter skemi cbejme,me leket qe kane vene menjane keta jane mbreter te pamposhtur.
rone akoma ky une e di se ka thyer qafen qafiri
bravo rama :::e shpetove shokun nga burgu ::::po e kthen shqiperine si kolombia e viteve 80 ::turp qe e mbani veten per shqiptare :::