Gjiknuri: Do të reformojmë sistemin energjetik

anazapta

Ministria e Energjetikës organizoi sot një tryezë me donatorët lidhur me reformat e në sistemin energjetik. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, u shpreh se sigurimi i energjisë me çmime të pranueshme dhe rimëkëmbja e këtij sektori mbeten prioritet i qeverisë. 

“Banka Botërore do japë mbështetje financiare edhe për këtë sektor, por mund të mos jetë e sigurt rimëkëmbja e tij, nëse nuk shoqërohet me reforma të tjera. Është shumë e rëndësishme pasja e një strategjie, që rezultatet të jenë të dukshme. Do ketë një ligj të ri për energjinë, i cili krijon mundësinë e hapjes së tregut të energjisë, pra liberalizimin, një 20% treg do jetë jashtë tregut të rregulluar të energjisë, pra ju jep mundësi prodhuesve të pavarur të energjisë. Do gjendet një zgjidhje për shpërndarjen e energjisë. Të investojmë në këtë sektor, përveç abuzimit ka edhe mungesë investimesh. Shpresojmë për një zgjidhje miqësore, por CEZ Shpërndarje do kthehet në administrim të plotë shtetëror, që të bëjmë të mundur investimet nga donatorët”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh më tej se edhe KESH duhet të futet në një menaxhim më eficent. “Kostoja e energjisë të jetë sa më e pranueshme, të mos rëndojë mbi qytetarin. Të ndalojmë abuzimin me energjinë, do marrim masa për të ndëshkuar abuzimin. Të mos quhet më energjia si një mall pa zot, me të cilën mund të abuzojnë të gjithë”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *