Gjiknuri: Masat e qeverisë po ringjallin industrinë e kromit

Ornela

Një pjesë e madhe e kromit që prodhohet në nëntokën e Shqipërisë nuk eksportohet më bruto, por përpunohet në vend. Ministri i Energjisë Damian Gjinkuri vizitoi uzinën e ferro-kromit në Burrel, prodhimi i së cilës është dyfishuar falë një investimi 11 milionë dollarë të kryer nga shoqëria koncesionare.

“Kjo uzinë para disa vitesh ishte e rrënuar. Falë politikave të qeverisë dhe investimeve të shoqërisë koncesionare, sot prodhon 35 mijë tonë ferrokrom në vit nga 17 mijë tonë që ka qenë viti më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Çmimet e ferro-kromit në tregjet ndërkombëtare janë disa herë më të larta se sa ato të kromit bruto, duke bërë që Shqipëria të fitojë rreth 28 milionë dollarë në vit.

Në uzinën e rikonstruktuar të ferro-kromit punojnë mbi 180 punonjës, të cilët sipas ministrit Gjiknuri paguhen mesatarisht me rroga 60 mijë lekë në muaj.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Z. Gjiknuri , nuk na the gjë për atë sektin idjot indian , që ti dhe jot shoqe e kini përqafuar dhe ndiqni aktivitet e tyre neper botë ! Qytetarët , veçanërisht socialistet , presin që të prononcohesh , në se janë të vërteta këto idjotësitë tuaja . Në se janë të vërteta , meriton jo të votohesh , por të pështyhesh familjarisht . Kokë tul !

  • Fiton shoqëria aksionare , por jo shteti shqiptar . Shqiptari merr vetëm pagën mujore , në se janë të sakta këto që thua , shteti merr një përqindje taksa , kurse fitimi i shkon kompanisë . A e kuptove tani ?!

  • Ky eshte nje shtet muti,qe i ka shitur te gjitha pasurite kombetare privateve dhe vete ben sehir se si ata fitopjne!
    Cfare pune ka ky lloj ministri ne nje kompani private duke u mburrur per fitimet e tij?
    Pse nuk vihen ne pune minierat e bakriot,qe nxirrnin dhe perpunonin mineralin dhe furnizonin uzinen gjigande dhe moderne te kabllove te bakrit ne Shkoder,ku 95 % e prodhimit eksportohej?
    Pse nuk vihet ne pune fabrika e bakrit ne Rubik qe prodhonte disa kuintal lingota florriri ne muaj,por shkoni e lypni kredi dhe hua roberuese neper bote?
    Pse nuk e vini ne pune uzinen e instrumenteve mates ne Korce,qe dikur 95 % e prodhimit e blinte Gjermania makinerite e te ciles ishin prodhuar dhe mointuar nga vete gjermanet?
    Pse nuk vihet ne pune kombinati i tekstileve ne Berat,uzina e Kobaltit ne Elbasan dhe shume pasuri te tjera kombetare me vlere te madhe per ekonomine tone mjerane?
    Pse nuk vihet ne pune Kombinati i Policanit qe eshte ne gjendjhe te prodhoje armatimin e lehte modern?
    Por ju jeni ministra te perkohshem prandaj nuk mendoni e punoni per Shqiperine,por per vete dhe partine qe ju vuri aty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *