Gjiknuri nga Fieri: Po gjejmë zgjidhje për CEZ-in

redaktor

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri gjatë takimit të forumit të CEO-ve, të organizuar nga AmCham në mjediset e Bankers Petrolium në Fier deklaroi se situata e qeverisë shqiptare me CEZ nuk duhet të ketë lidhje me statusin. “Po gjejmë një zgjidhje për të marrë nën kontroll CEZ. Duhet te investojmë ne sektorin energjetik”, bëri me dije ministri Gjiknuri. Sipas tij, qeveria shqiptare do të marrë kredi, me një shumë prej 150 milionë dollarësh për investime në CEZ Shpërndarje. Gjatë vizitës së tij në Bankers Petrolium, Gjiknuri diskutoj me drejtuesit e firmës rreth investimeve. “Serioziteti i investimeve të huaja është në rritje. Privati dhe shteti duhet të ecin dorë për dore. Duhet bërë nxjerrja dhe përpunimi i naftës”, bëri me dije ministri Gjinkuri. Në tryezë u diskutua në lidhje me ndryshimet aktuale në tregun e energjisë elektrike, rolin e biznesit në këtë treg dhe politikat e ndërmarra e ato në vazhdim që lidhen me zhvillimin e tregut të energjisë dhe kapacitetet e biznesit lokal në këtë drejtim. “Shqipëria ka mundësi të tjera të mëdha për zhvillimin e fushës së naftës”, tha Gjiknuri. Ka shumë rëndësi serioziteti i investitorëve të cilët i mbajnë këto licenca, pasi kemi qenë dëshmitarë se jo të gjithë ata që i mbajnë këto licenca kanë dashur t’i shfrytëzojnë siç duhet, kanë bërë investimet e duhura dhe si rezultat kanë dhënë atë të mirë që pret publiku nga nafta. “Pasuritë nëntokësore janë të rëndësishme për këtë vend dhe duhet që edhe vendi të marrë pjesën e duhur nga këto pasuri. Do të kërkonim nga të gjitha kompanitë që të jenë serioze në investimet e tyre, bashkëpunuese me autoritetet shqiptare që sëbashku, atë që unë vazhdimisht e them dhe që dua ta them përsëri, që shteti dhe privati duhet të ecin dorë për dore e të bashkëpunojnë. Në këtë formë, shteti të marrë pjesën e duhur, por njëkohësisht edhe kompanive t’ju krijohet klima e duhur e investimit, në mënyrë që sektori i naftës apo çdo lloj pasurie tjetër nëntokësore të zhvillohet”, citoi Gjiknuri. Qeveria shqiptare e ka vënë në prioritet sektorin e naftës. Bashkëpunimi është shtrirë me të gjitha shoqëritë që edhe ndryshimet e mundshme ligjore, siç ndodhën vitin e kaluar në regjimin fiskal, të gjejnë hapësirat e tyre që të mos dëmtojnë investitorët, të gjejnë format e duhura të kompensimit, por njëkohësisht gjithçka të kryhet, gjithmonë në dialog me investitorët. “Duhet ta pranojmë se në çdo vend që ka burime natyrore ka dhe një tension të vazhdueshëm, sa më shumë rriten të ardhurat nga burimet natyrore tek shoqëritë, ka edhe një lloj tensioni që publiku pret më shumë për shtetin shqiptar. Por, është shumë e rëndësishme mënyra se si dialogon qeveria me kompanitë e huaja, të cilat janë në fund të fundit motori i vetëm që kanë shtyrë përpara zhvillimin e nëntokës shqiptare. Flas, jo vetëm për naftën, por edhe për fusha të tjera”, vlerësoi ministri në këtë takim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *