Pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga BILD, ka reaguar me ironi Ish-minstri i Energjetikës dhe deputet i PS-së, Damian Gjiknuri.
Ky i fundit gjendet sot në Vlorë, për fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri ka paraqitur një grup të rinjsh, sipas tij “problematik”.
Marrë shkas nga publikimet e para të BILD, ku Gjiknuri i thoshte Arben Keshit se do dërgonte një furgon me çuna problematik, sot ka zgjedhur të bëjë ironi me këto përgjime.
Gjiknuri në përgjimet e BILD, ndër të tjera bisedonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, ku ai komenton rezultatet e zgjedhjeve duke i cilësuar si “tërmet”.
Ndërkaq, Gjiknuri sot ironizon këto përgjime, duke thënë se po niset me grupin “problematik” në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë.
Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga është kapur në përgjime duke biseduar me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri gjatë shtatorit 2016, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet lokale në Dibër.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes!
Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.

j.l./ dita

Gjiknur keto foto shitja dikujt tjeter ti.Po ju jeni te gjithe kriminel te gjithe pa perjashtim kokat e politikes ne Shqiperi.
Sarkarzem…………..
Ku je o Mafie,…jam Ymer Lala
Termet Termet hahahahaha
Hajde termet ne Vlore, hajde.
Legen i mutit..nuk ke cipe fare.
Talluni me Vloren se ka ikur njerezia per lesh