Çështja e CEZ-t u bë sërish objekt debati në Parlament, pavarësisht se Konferenca e Kryetarëve nuk miratoi kërkesën e opozitës për ta përfshirë në kalendarin trejavor të punimeve.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i akuzuar nga KLSH-ja një ditë më parë, tha se raporti në fjalë ishte një fletë-rrufe.
“Raporti i KLSH është një fletë-rrufe, qeveria nuk ka shkelur asnjë rregull, në raport nuk ka asnjë ligj të përmendur për shkelje, synohet të demaskohet qeveria, të mbulohet zullumi juaj dhe këto dëme janë evidente për keqmenaxhimin e sektorit”, tha ai.
Ministri u shpreh se shifrat nuk rakordojnë në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Fshihen me dashje shifrat konkrete, 500 mln euro të arkëtueshme nga 200 mln të mbledhura kujt i takojnë ato? Është ndarë edhe dëmi në dy pjesë. Absurde! Borxhin që do të na e faturojë KLSH-ja ne, e keni shkaktuar ju. Këto duhet të hetohen se këto janë fillesat”, nënvizoi.
“Ju po thoni që ne bëmë m… e madhe, ju që po e pastroni i mbani erë. Ne bëmë marrëveshje të bazuar në ligj me vendim qeverie me mandat popullor dhe me mbështetje të ndërkombëtarëve”, iu drejtua Gjiknuri opozitës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se çështja nuk ka për t’u mbyllur dhe se opozita nuk do të ndalet së kërkuari hetim.
“Kjo çështje është e madhe dhe do bëhet edhe më e madhe sa këta nuk do ta mbulojnë dot sado i gjatë të jetë Rama edhe pse bëri marrëveshje me Metën, nuk e mbyllin dot këtë çështje, vetëm do i shtojnë zullumin vetes dhe përgjegjësinë. Po dje një institucion i rëndësishme si KLSH bëri dhe denoncimin e tij. Nuk din ë cilin vend të botës të akuzohet një ministër dhe e vetmja një deklaratë banale, e ka fajin Saliu”.
“Të akuzohesh për 500 mln euro dhe të thuash fajin e ka opozita. Edhe sikur të kërkonim hetimin e Ramës nuk ka gjë të keqe se në opozitë jemi. Ne e kemi deklaruar hapur që janë ministrat tanë që kanë kërkuar hetimin nga A te Zh. Publiku mund të gjykojë kush e ka kërkuar hetimin. Ne nuk po kërkojmë komision hetimor në parlament. Po kërkojmë ti hapet rrugë një hetimi ndërkombëtar, sepse vështja është e madhe sesa drejtësia këtu”, shtoi ai.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se çështja ka marrë përgjigje institucione dhe është hera e tretë që bëhet objekt debati.
“Sot kryesia e kuvendit ka diskutuar për projekt kalendarin, nuk kishte projekt-program, projekt-programi është miratuar, përfundon në datën 5 dhe kërkesa juaj do të ndjekë rrugën e zakonshme, Në datën 5 do të futet në program dhe më pas në Kalendar. Këto janë rregullat e parlamentarizmit në cdo vend. Ato praktikat parlamentare zonja Topalli i kemi diskutuar bashkë 8 vjet. Je ti që i ke shkelur. Ne ju kemi thënë që do bëjmë gabime të tjera, por jo gabimet tuaja. Dje KLSH ka kallëzuar në prokurori Objektin e hetimit tuaj, qeverinë e Edi Ramës. Pra ju po thoni që kërkoni hetim kur hetimi sot prokurori duhet ta fillojë, kush e pengon?”, tha Ruçi. /Dita/

ZOTI DEPUTET M… E CESIT E BENE PD – LSI, POR TPAKTEN TE DIME SE CFAR RREGULLUAT APO (MENDEROSET) JU.BESOJ SE NUK ESHTE E VESHTIRE PER KETE (RILINDJE) OSE (RIPLAKJE)TE NA E TREGOJE se si ja hodhet lumin me CESIN
Nje klase politike hajdute,kriminele dhe nje popull pa tru te vogel,nje popull i tredhur,nje popull i frikesuar deri ne palce qe me gezim,me hare, voton perseri e perseri kete klase politike.E pate sot studimet e bankave Svicerane se 0,5% e popullsise ne Shqiperi ka pasuri sa gjithe populli?
Ky eshte populli une historik.
shkelja e disiplines financiare nga kontrolli i shtetit per cez nuk qendron per arsye se nuk ka baze krahasimi dhe pagesa eshte bere aq sa eshte parashikuar nga qeverija.kontrolli i shtetit nuk eshte mbi qaeverine,ai nuk ka te drejte te menazhoje fondet por te kontrolloje limitet e para shikuara.ky institucion ne kete rast vetem kontroll shteti nuk mund te quhet,te meret ne hetim kryetari i kontrollit te shtetit nga prokuroria pse ben nje tentative te tille anti kushtetuese kunder shtetit.