Gjiknuri-pushtetit vendor: Kujdes në dhënien e lejeve minerare

redaktor

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, në takimin me temë “Gjeologjia, gjeoresurset dhe gjeorreziqet e 12 qarqeve të vendit”, ka bërë të njohur publikimin e fundit, që ka për qëllim qartësinë e gjendjes gjeologjike në vendin tonë, me zonat e caktuara.

I pranishëm në takim, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se ky studim do të bëjë të mundur që vitin tjetër, në projektin e administrimit të territorit, të kemi në duar këtë studim që rezulton i duhur. Ministri shtoi më tej se tashmë i takon pushtetit vendor që të tregohet e kujdesshme për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe administrimin e duhur të territorit.

“Shkelja e rregullave teknike gjeologjike dhe mos njohja ka shkaktuar probleme të mëdha për vite me radhë. Për më tepër, neglizhimi i studimeve gjeologjike i ka kushtuar para vendit tonë. Tashmë, ky studim ka bërë realitet atë që na nevojitet për administrim më të mirë. Në linjë të këtij studimi, ne do të bëjmë të mundur reformimin nga ana ligjore dhe strukturore të shërbimit gjeologjik, në linjë me shërbimet e caktuara dhe parametrave europiane”, vijoi ministri Gjiknuri.

Ministri deklaroi gjithashtu se Këshilli i Ministriave do të bëjë të mundur së shpejti një strukturë të re, për gjeologjinë detare, e do të vendosë në dispozicion specialist të fushës për studime edhe në det. “ Nuk duhet të punohet në boshllëk, do të vendosim ligj edhe për reformat e tjera gjeologjike për kryesimin e studimeve dhe hartimin e strategjive të duhura”, deklaroi ministri.

“Kemi përgatitur ndryshimet ligjore për shërbimin gjelogjik që të ketë zërin e duhur dhe zhvillimin në ndërtime në qarqë të ndryshme”, u shpreh ministri i energjisë. Ai theksoi edhe rëndësinë e këtij studimi në shmangien e abuzimeve me lejet e ndërtimit në zona që nuk lejohen, në zbulimin e zonave të pasura me naftë , krom, etj.

Sipas ministrit, do kemi hartë të qartë të strukturave gjeologjike që i shërbejnë aktivitetit ekonomik të vendit tonë, edhe të zhvillimit të turizmit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *