Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik, që mbrëmë thërriti në mbledhje për ditën e sotme, ka reaguar pas refuzimit të Opozitës së Bashkuar.
Gjiknuri thotë se pavarësisht refuzimit të tyre është gati të pranojë çdo ditë dhe orar që ata e shohin të arsyeshme, por duhet nxituar pasi ndryshime të rëndësishme kushtetuese i presin para.
Ndërkohë sot do të mblidhen me opozitën parlamentare, e cila ka konfirmuar pjesmarrjen.
“Të nderuar kolegë
Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00”, shkruan përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik.
j.l./ dita
