Gjiknuri: Reformat në energjetikë kërkojnë kohën e tyre

Dita

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në një takim me Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv pranë Bankës Botërore në Washington dhe nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed, u diskutua për hapat dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të reformës në sektorin e energjisë elektrike.

Gjiknuri deklaroi se janë kryer një sërë veprimesh që çojnë në rritjen e likuiditetit në sektor, përmirësimin e aspektit financiar dhe nxjerrjen e tij sa më shpejt nga kriza. Gjithashtu nënvizoi se reformat në energji kërkojnë kohën e tyre për tu ndërmarrë dhe për të patur rezultate të konsoliduara, ndërsa qeveria shqiptare është e angazhuar seriozisht në këtë drejtim.

Pagano i konsideroi mjaft të rëndësishme masat e marra nga qeveria në drejtim të stabilitetit financiar të sektorit, rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe reduktimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Ndërsa ministri i kabinetit qeveritar shqiptar u shpreh se “qeveria e ka një plan të gjerë tanimë për të adresuar të gjitha sfidat e sektorit me seriozitetin maksimal”.  “Shoh se ka një interes në rritje për investime në të gjithë portofolin e energjisë në Shqipëri por është me shumë rëndësi që sektorit së pari ti konsolidohet disiplina financiare”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *