Gjiknuri takon Sekretarin amerikan të Shtetit Michael Pompeo

Dita

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri po vazhdon takimet me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump, në kuadër të vizitës që po kryen në Uashington të SHBA-së.

Gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit për delegacionet e nivelit të lartë pjesëmarrës në Konferencën Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese.

“Gjeta mbështetjen e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecurinë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetike globale”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri realizoi një tjetër takim me zëvendës nënsekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Peter Maroço.

“Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetike dhe projektet e ndërlidhjes  energjetike si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit”, theksoi ai.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *