Gjin Gjoni, i akuzuari poshtë çadrës së procedurave

redaktor

Erion HABILAJ

Anëtar i KLD dhe njëkohësisht gjyqtar Gjin Gjoni, është kthyer nga mazhoranca në njeriun simbol i asaj që paraqet një pjesë e mirë e sistemit gjyqësor shqiptar, korrupsionit. I akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, gjyqtari milioner me para të cilat akuzohet zyrtarisht se nuk i justifikon në asnjë mënyrë se si i ka krijuar, vazhdon akoma punën duke dhënë vendime gjyqesh.

A mundet një person të cilit i është faktuar zyrtarisht se ka fshehur pasurinë dhe se është në dyshim që këtë pasuri e ka vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, të vijojë të “japë drejtësi”? Ligji i ri për KLD që pritet të hyjë në fuqi, parashikon që ai, apo të ngjashmit si ai në rast se janë nën hetim, pezullohen nga çdo detyrë deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit. Edhe pse presidenti e ktheu mbrapsht ligjin, hyrja në fuqi ndodh pas disa ditësh, më datën 16 shtator dhe atëherë mendohet të jetë afati i fundit edhe për “drejtësinë” e Gjin Gjonit.

 

Prokuroria

Gjyqtari aq shumë i lakuar përveçse është akuzuar zyrtarisht nga ILDKP, është gjetur në shkelje edhe nga prokuroria e rrethit gjyqësor në Elbasan. Kjo prokurori që mori në dorëzim çështjen e Gjin Gjonit, i kërkoi në maj të këtij viti gjykatës së Elbasanit, masën e sigurisë pezullim nga detyra, por gjykata e refuzoi prokurorinë. Çështja është apeluar edhe në gjykatën e Apelit në Durrës, që mbulon çështjet e Elbasanit dhe sërish kolegët e Gjin Gjonit e refuzuan prokurorinë e cila më datë 3 shtator i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendosë. Gjykata e Lartë ende nuk ka hedhur shortin për këtë çështje, e cila duket se do gjejë një zgjidhje nga ana e ligjit të ri për KLD.

Ndërkohë Prokuroria e Elbasanit ka kryer veprimet e para hetimore, në bazë të të cilave është krijuar bindja e arsyeshme se, për nevoja të mëtejshme të hetimit, personi nën hetim duhet pezulluar nga funksioni i tij si gjyqtar, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës e që kanë të bëjnë me detyrën që kryen personi nën hetim si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Po për çfarë akuzohet Gjin Gjoni, që vijon të japë drejtësinë ashtu siç e di ai? Akuzat janë ato të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe e “Falsifikimit të dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 257/a/2 e 186 të Kodit Penal. Gjin Gjonit dhe bashkëshortes së tij nuk i dalin llogaritë për 2.5 milionë euro. Për këtë arsye ILDKP ka ngritur 18 akuza.

 

Ndryshimet e ligjit

Deri këtu, drejtësia do të bëjë punën e vet. Mirëpo në legjislacion ka një ndryshim që duhet të ndikojë tek veprimtaria profesionale e këtij gjykatësi. Ndryshimet që i janë bërë ligjit për funksionimin e KLD-së, parashikojnë (neni 21, pika 2) që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ta pezullojë nga aktiviteti gjyqësor një gjykatës ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal. Rrjedhimisht, Pas datës 16 shtator kur këto ndryshime hyjnë në fuqi, KLD duhet të vendosë që Gjin Gjoni (që është edhe anëtar i vetë KLD-së) nuk mund të ketë çështje nëpër duar. Kjo sepse akuza e prokurorisë ndaj është në fuqi dhe rrjedhimisht, duhet “t’ja lidhë duart”. Nëse ironia e fatit plotësohet deri në fund dhe një gjyqtar i akuzuar (kështu thotë prokuroria dhe ILDKP) për korrupsion, jep masë për një ish guvernator të akuzuar se ka shpërdoruar detyrën, kjo nënkupton që vetë maja e sistemit të drejtësisë, KLD, nuk ka zbatuar ligjin.

Share This Article
12 Comments
  • Pse nuk i merrni nje pronocim kreut te KLD-se te na e spiegoje nese jemi ne nje sitate normale apo jemi ne nje ngerc nga ato qe vetem ne kete vendin tone ndodhin.
    Dhe me tej ftoni ne nje debat publik eksperte te sqarojne shqiptaret se kush e solli kete situate paradoksale ?

  • O jar oficeri I shkolles se bashkuar me kallash per te mbrojtur babin tend xhahxhin enver akoma e mban kete zhin zhonin gjyqtar? A e kupton sesa I peshtire je bere? Veproni more pisa se na vrasin syte kur ju shikojme duke bere show si intelektuale (leshi) neper zyrat qe paguhen nga parate tona dhe neper studiot apo kamerat e tv

  • Po drejt e ka “shpresa”z. Erion? Tani juve që e hapët këtë temë ju takon të sillni në gazetën “Dita” mendimet e ekspertëve (prokurorë,gjyqtarë,avokatë,juristë) për trajtimin e problemit? E problemit Xhin Xhoni ,jo gjin gjoni siç e shkruani ju “gabim” z. Erion!? Gjinat janë amerikanizuar ndersa zotëria juaj e lë akoma gjinin tonë të fshatarizuar!? E doni shok për Xhotën e Hekalit te “bytha e ullirit” a si ? Nderime Erion!

    • Më hutove fare dhe vura pseudonimin tënd te komenti më poshtë re Hekal ? U pika re Hekal ? Ça thu re? Kallëmi ynë i ka rrënjët të thella sa 701 gjin gjona? A more vesh re,t’u bëfsha?

      • Dëgjoni nashti,ti hekal dhe ti myzeqeja? Të tëra rrënjët e burrave të Shqipërisë janë në labëri dhe të mos ju degjoj më për rrënjët tuaja. Gjin gjoni s’ka rrënjë fare. Nuk majmë na, rrënjë dobiçrish të saliut? A dëgjuat o figura?

  • BRRRISHA SAPO E MORI KONFIRMIMIN NGA GJIN GJONI SE FULLANI DO LIROHET SE SHPEJTI.. PAS KESAJ DO TE DALE E DO TE THOTE QE “DREJTESIA” TRIUMFOI !!!

    DEGJONI O MILET !

    BRRRISHA QENKA FUTUR THELLE NE CESHTJEN E BANKES… SHUME SHUME THELLE!

  • Erion djali ? Xhini “amerikan” tani morëm vesh që është ndërruar me ca bendo më të zinj se Xhin xhoni? A e njeh Agim Bendon? Atë që dënoi “top channel” gati gjysëm milion euro për mbërtheckat e ylli pangallos? Tip i neveritshëm,gjykatës berishist pa din e pa iman,taleban juridik!? Çështja fullani u menderos më keq!? Nisi si kakë e po mbyllet si kanal ujrash të zeza? Në dorën e mafias juridike të gjitha herët!? Shtet i kalbur totalisht? Tung!

    • Nga mafia vijmë te mafia shkojmë/ dhe tjetër gjë s’meritojmë ne/se jemi popull që s’protestojmë/mbi qafë na hipën çdo hale? Tung Erion Habilaj !

  • Prisni more djema mos u nxitoni. E kemi zgjedhur nje te pare. Ai ka nevoje per perkrahje popullore te pa nderprere.
    Deri ne fund te vitit keni per te pare sa shume plera do perfundojne he kazanin e madh. Punet Jane kopsitur mire. Njerezit po flasin.

  • 24 vjet kohe per te ndertuar nje sistem drejtesie personal.Sikur nje gjyqtar province te mos kontrollohej prej tij,Berisha do te ulerinte nga Gramshi,nga inaugurimi i nje rruge ne cekrez.Kjo qeveri po ecen mbi mina,cdo gjyqtar eshte nje mine e vendosur nga Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *