Një tjetër iluzion i fillesave të mundshme për të bërë ndopak drejtësi në sistemin e drejtësisë, mori fund këto ditë pasi u bë publik lajmi se Apeli i Durrësit bllokoi çdo mundësi ligjore që prokuroria e Elbasanit të vazhdojë hetimin ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarit Gjin Gjoni, nën dyshimet për pasurim të paligjshëm. Vendimi i treshes së gjyqtarëve Agim Ferizaj, Valentina Sadiraj dhe Besim Trezhnjeva realisht është marrë në 17 mars, dhe vetëm pas muaji merret vesh që kjo treshe ka lënë fuqi vendimin e shkallës së parë në Elbasan: Të shpallë të paligjshme zgjatjen e afateve të hetimit me tre muaj nga prokuroria.
Është e tepërt të themi se ky është thjesht një tjetër ilustrim sesi oligarkia e drejtësisë mbron njërin prej të vetëve, një gjyqtar emblematik që nuk arriti të justifikojë 2.5 milionë euro pasuri. Dhe nuk duket se ka mundësi ta mbrojë përpara ligjit, përderisa ka preferuar rrugëzgjidhjen e mbylljes së hetimeve për çështje afatesh etj etj, duke mos dalë para gjykatës.
Ky shpëtim me procedurë, që po shndërrohet në bekim për këdo njeri me influencë e pushtet, nuk është togfjalësh i ri në jurisprudencën tonë të këtyre viteve. Shtypi, mediat dhe posaçërisht DITA, e ka trajtuar bollshëm çështjen “Gjin Gjoni” jo thjesht si person, por si dukuri në pushtetin më të korruptuar në Shqipëri, atë gjyqësor. Themi kështu, sepse nëse politikanë të korruptuar ka kudo, në vende si ato që duam të arrijmë, ekziston një rrjetë çeliku e sistemit të drejtësisë që megjithë pengesat, arrin të bëjë punën e vet. Dhe në mos Italinë, kemi shpresuar të marrim si shembull Kroacinë.
Kësisoj, mbyllet një tjetër kapitull poshtërues për gjithë publikun shqiptar, mediat përfshirë. Sa kuptim ka tani që, përballë rastit “Gjin Gjoni” dhe gjingjonizmit si fenomen mbarëgjyqësor tek ne, që për hir të së vërtetës ka kaluar disi shkarazi për shkak të aktualitetit të ngjeshur politik, të flasim për cilësinë e kandidatëve për zgjedhjet lokale, për filtrimin që duhet të bëjnë partitë mbi eksponentët e tyre; dhe në plan më të gjerë sa kuptim ka të flasim për dekriminalizimin?
Nuk ka bërë vaki më parë, që edhe bashkësi fetare të arrijnë deri aty sa t’i bëjnë thirrje klasës politike të pastrojë rradhët e veta nga të inkriminuarit dhe të bëjë kujdes me ata që përzgjedh. Është një sinjal që tradhton pikën ku ka arritur ndotja, përzierja dhe tretja e kufijve mes krimit dhe pushtetit. Por çfarë na vjen si përgjigje? Vjen e na përplaset në fytyrë pikërisht këmbëngulja e paturpshme e një gjyqësori që nuk ka ndërmend të lejojë hetimin e pasurisë së njërit prej të vetëve. Dhe motivi nuk ka sesi bëhet më i qartë për të gjithë: Nëse lejojmë rrëzimin e njërit prej nesh, aq më shumë një “të madhi”, shumë shpejt ka për të na ardhur rradha. Ndaj rubineti që lëshon pikat e iluzionit se drejtësia mund të pastrohet, duhet mbyllur këtu. Sa për të kënaqur publikun, mjaftojnë ca dënime gjyqtarësh periferikë që nuk është çudi të rikthehen pas ca vitesh.
Kupola e (zh)drejtësisë nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Mazhoranca nuk duket të ketë mundësinë, mbase as dëshirën reale, për të ndërhyrë në zhbllokimin e ngërçit, edhe pse prej dy vitesh po flitet për reformë; segmente të tëra të drejtësisë janë salduar prej ish mazhorancës së djeshme, ndërsa kreu i KLD-së, njëherësh dhe kreu i shtetit, bën sikur këndon polifoni në një ceremoni përkujtimore. Gjin Gjoni? Kush është ky?

Gjin Gjoni eshte nje Ilir Meta i drejtesise.
K/ministri e quajti jo Gjin -Gjoni , por me pseudonimin ”Xhin -Xhoni , sigurisht me ironi ,
qe kishte vene pasuri te pajustifikueshme : 2.5 milion EURO , dhe gjykatat e Elbasanit dhe
Durresit e nxorren paq te palagur ! Kjo eshte ”drejtesia ” shqiptare , ku ”Pirati behet Pape”!
Dhe kryeministri ”Rri e veshtron”, ben sehir dhe flet vetem teorikisht se ”drejtesia” e jone
eshte e ”korruptuar” , ”Vetem Shkume” !!! C’i mbeti K/ministrit ne kete rast apo te na tregoi
tangat e grave !!! Pika qe s’u bie delenxhinj !!!!
Neqoftese nuk pastrohet drejtesia asgje nuk ka per te ecur mbare ne Shqiperi. Edi Rama sado gjera te mira te beje po nuk pastroi drejtesine do te kete fatin e Fan Nolit. I jepni te lexoje poezine “Krishti me kamxhikun”.
Ka seder ky kryeminister,ka nje sens inatcor,apo e ka vetem me fakiret qe jane gjobitur 10 vjet me pare nga CEZ,per mos pagese te energjise elektrike.Si mor po bllokohet cdo perpjekje per te bere drejtesi ne kete vend dhe ky kryeminister ben te padukurin n,te pamundurin.Kur eshte keshtu,me mire mos kerko vota dhe i thuaj popullit,,,Une nuk lkam mundesi te ndryshoj korrupsionin,vjedhjet,krimet,se nuk ndryshoj dot lakun ne fyt qe me ka vene Berisha me Jarin,ne sistemin e drejtesise.Ka ende burra Shqiperia qe dine ta presin nyjen gordjane.
Torollaket e komenteve, vazhdojne akoma te kerkojne demokraci, me metodat e saliut, qe me te drejte e shporrem nga qeveria.
Torollaket ne fakt duhet ti veje ne thonjeza, por nuk e vura, se nuk dua te rehabilitoj, ata qe e meritojne emrin torollak, keshte qe disa miqte e mi ketu ne komente, te me mirkuptojne.
Kerkojme te zbatohet ligji, por kerkojme gjithashtu qe Edi Rama ta beje prokurorin dhe gjykatesin.
Kerkojme te denohen te korruptuarit, por nuk duam ti japim mbeshtetjen qeverise, qe te pershpejtoje reformat ne drejtesi, reforma qe do ti hapin rruge denimeve, te peshkaqeneve te medhenj, pa shkelur kushtetuten.
Doni te denohen te korruptuarit, atehere po keni bythe, dilni ne proteste dhe kerkoni tek qeveria, qe te shkarkohet e gjithe gjykata kushtetuese dhe e larte, te shkarkohet prokurori i pergjithshem dhe duhet te jeni te sigurte, qe brenda dy tre diteve, qeveria ne menyre urgjente do ti shkarkoje dhe asnje nderkombetar i majte apo i djathte, sdo ta akuzoje qeverine Rama, se po shkel kushtetuten, proteste edhe oer dorheqjen e sakatit president, qe eshte kryesori qe po bllokon, reformen ne drejtesi.
Ndryshimi vjen nepermjet ligjit, jo anarshise se inatit.
Me nje fjale te vendosim diktaturen e turmes.problemi eshte se diktatura e fillon nga miqte e saj me pare
Po mire o Edi drejtesine nuk e pastrone dote,beje nje referundum qe ta pastroje populli. Te shpetojme nga presidenti kukull dhe nga gjonet e korruptuar.
me Gjinon ,Fullhanin nuk kemi me problem se fiqte na i lane ne doreDo hipim dhe ne ne fik si puna e Edit
Haram ato 1 milion votat, or bythpamuke.Nuk jeni ju lideret trima dhe te ndershem qe mund te benit epoke.Vazhdim i epopese Hoxha-Alia,Berisha- Nano, Rama-Basha.Te gjithe bastarde.E late Shqiperine zvarre.