Gjin Gjoni: Naço vjen në mbledhjet e KLD-së vetëm kur ka emërime ose shkarkime

Saimir Lleshi
Gjyqtari Gjin Gjoni, gjate Konferences se Keshillit Gjyqesor te Rrjetit Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, ne Tirane. /r/n/r/nGjin Gjoni judge, during the Conference the Balkan Network Judicial Council and the Euro Mediterranean, in Tirana.

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë bëhet pa praninë e medieve, ndërsa shpesh detajet dalin në dritë më vonë. Në një nga mbledhjet e zhvilluara së fundi, mungonin pjesa më e madhe e anëtarëve, çka shkaktoi debat midis anëtarëve të mbetur.

Njëri prej tyre, i përfolur jo pak, Gjin Gjoni akuzon ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço se vjen në mbledhje vetëm kur ka emërime ose shkarkime. Në këtë mbledhje mungonin edhe anëtarë të tjerë si kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhevat Hana.

“Ashtu siç edhe si gjithë të tjerët, edhe unë i bëj thirrje kryetarit të Gjykatës së Lartë që të jetë më korrekt në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe ministrit të Drejtësisë që nuk vjen fare në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se si duket duhet që rendi i ditës të mbingarkohet me emërime ose me shkarkime, që njerëzit të jenë prezentë për interesa klienteliste. Por, në momentin që ka një rend dite normal dhe ka një sistem vlerësimi dhe emërohen magjistratët, këta ikin. Mua s’më duket normale”, mësohet të ketë deklaruar Gjoni. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • O zot o zot …njeriu me i pamoralshem ne drejtesi …oxhin ,o xhon o djalli me brire ..po te pakten qepe .

  • Keta kodoshe qendrojne ne kupolen e drejtesise, Gjinat e kane vendin ne burg, liria e tyre eshte mjerimi i qytetareve.

  • Eshte me te vertete koha e qeneve dhe e hijenave te pangopura,edhe i dhjere koke e kembe,kerkon te vere nen komande edhe min, e drejtesise.SHKALLA ME E LARTE E DEGRADIMIT SI SHTET E SI SISTEM I DREJTESISE, TASHME TE FALIMENTUAR TOTALISHT. Ky beson akoma se do ta mbrojne bujaret e salinjte,qe e cuan vendin ne prag lufte.
    Vaj medet ku u katandisem ,,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *