Pëllumb Gorica
Me dëshirën e hershme, megjithatë disi të vonuar, një ditë, me miqtë e mi, të rinj e të vjetër në moshë, udhëtuam për në Gjinar të Shpatit, trevën më të njohur natyrore, por edhe më me emër në histori dhe në trashëgiminë kulturore të Elbasanit. Mbresat e këtij udhëtimi spontan filluan të na pushtojnë e të na shtohen kilometër pas kilometri që ne ngjiteshim drejt Gjinarit.
Në çdo shteg, në çdo breg, në çdo shesh apo luginë befasitë dhe kënaqësitë janë të panumërta dhe të pamatshme. Do të mundohem më poshtë të përmend disa nga ato që mendoj se do të flenë gjatë në kujtesën tonë, për vite të tëra. Po ia le lexuesit të përjetojë më interesantet në këtë udhëpërshkrim. Por sado të shkruaj unë, që t’i shijosh dhe të lumturohesh nga këto mrekulli e natyrës, duhet të shkelësh vetë në Shpat, midis kodrave, të mbushura me gjelbërim, të dëgjosh këngën e zogjve, që hidhen nga njëra pishë te tjetra, duke e mbushur peizazhin me zëra mahnitës të thithësh ajrin e pastër dhe aromën e luleve, të çlodhësh sytë me gjelbërimin e dendur dhe panoramën që të shfaqet në të gjitha anët e horizontit.
Për Shpatin është shkruar dhe folur shumë, por, kur gjendesh aty, kur e prek dhe e shijon me të gjitha shqisat, mëson shumë gjëra interesante. Si një eksplorues i peizazheve dhe historisë, gjatë udhëtimeve të mia hulumtoj për vendet të veçanta. Shpati, kjo perlë e veçantë në llojin e saj, është një trevë mjaft e pasur me burime natyrore, e cila ka kushte të rralla për zhvillimin e turizmit malor. Këtë përfitim ia mundëson brezi pyjor mjaft i pasur i pishave të larta e të dendura. Aroma e rrëshirës së tyre ndihet kilometra larg dhe ka një efekt të fuqishëm kurimi për ata që vinë këtu.
Por Shpati, veç bukurisë ka edhe histori që vjen largësia e viteve, ka edhe kulturë të lashtë, të njohur, por edhe të panjohur dhe që kërkon endé eksplorime dhe studime. Historia e Shpatit e vulosur nga dëshmitarët e kohërave, ndërtimet e lashtësisë, kala, kisha, rrugëkalime të vjetra, dokumentet arkivore, njihet edhe nga dimensioni i legjendave. Ngjarjet e shumta e kanë bërë të njohur Shpatin për trimërinë, patriotizmin, dëshirën e madhe për dije e kulturë. Njerëzit e kësaj zone kanë qenë dhe janë tradicionalisht vitalë që i kanë dhënë dhe i japin impulse jetesës dhe mbijetesës së tyre.
Nuk mund të vazhdoj të shkruaj më tej, pa i përmendur ato qoftë edhe përciptazi. Me emrin e Shpatit lidhen figura historike dhe të artit në kohëra si prijësi Gjorg Golemi, Konstandin Shpataraku, Onufri, Petro Petroshi e shumë të tjerë.
Ka dhe një emër tjetër nga Shpati, që unë e kam dëgjuar që në fëmijëri, Isuf Qosja, këngën e të cilit plaku takije-bardhë nga Sulova, Hamit Miraka e këndonte gjithmonë në konakun e tij, sidomos kur i vinin miq nga Shpati.
Shpatarakët janë njerëz fisnikë, të çiltër, të dashur, gazmorë dhe të mençur. Ata trashëgojnë cilësi tepër të rralla njerëzore si: mikpritja, bujaria, organizimi i mirë i ceremonive dasmore, apo rasteve të fatkeqësive familjare etj. Ndaj ndjen simpati për Shpatin e njerëzit bujarë, punëtorë, të këngës, të valles, të librit e të konakut…
Gjatë udhëtimi tonë ne nuk i përfillëm vështirësitë e rrugës, e cila dredhonte shpateve të kodrave, duke u bërë bashkudhëtare me ne, sepse fantazia jonë na tërhiqte atje, në Gjinarin turistik. Një shoku ynë poet, pasi arriti me stërmundim në Gjinar, fshihu djersët dhe me të qeshur na tha se, këtu në këtë parajsë erdha nëpërmjet ferrit për në parajsë, tani po e shoh se ia paska vlejtur. Dhe s’kishte faj: Rruga e gjatë dhe tepër e lodhshme i stërmundonte udhëtarët. Por kohët ndryshuan dhe rruga e shtruar vitet e fundit e ka bërë më të lehtë ardhjen këtu.
Kodrat e sistemuara me vreshta e ullinj të veshura me petkun e gjelbër, sigurisht, të lënë përshtypjen e përkujdesjes së banorëve ndaj tokës dhe pemëve frutore. Mushkëritë tona filluan të mbushen me ajër të pastër dhe sytë me gjelbërimin e pafund të kodrave në të dy anët e rrugës. Qielli i kthjellët, lartësitë malore dhe flladi i lehtë i mëngjesit, shto këtu edhe këngët e Albert Tafanit, që buronin nga kasetofoni i makinës së Bardhit, e lehtësonte më shumë udhëtimin për të na mundësuar edhe shijimin e kënaqësisë së peizazheve interesante.
Si në ekran i kalojmë me radhë vendbanimet, duke kthyer kokën sa në një anë në tjetrën, për të mos na shpëtuar pa parë asnjë grimë të kësaj bukurie rurale. Çajmë përmes Hajdaranit, lëmë mënjanë Mlizën, që për nga pozicioni i relievit të le mbresa me ndërtimet e reja e të shumta dy e trekatëshe.
Askush nuk mund t’i rezistojë një kënaqësie të tillë tunduese si kjo, e cila shtohej, kur nga lart vështronim qytetin e lashtë dhe modern të Elbasanit, lumin Shkumbin, malin e Krrabës, që janë një sfond i mrekullueshëm natyrori kësaj panorame. Pa kaluar shumë, ja ku na shfaqet me gjithë pamjen e tij Shelcani, në shpatull të Shpatit historik, sikur nanurisej i shtrirë në prehrin e kodrave dhe nën hijen e pemëve të gjelbërta.
Por, ajo që Shelcanin, përveç panoramës, e bën atë më interesant dhe më të dëgjuar në Shqipëri, është kisha qindravjeçare e Shënkollit, e veçantë në llojin e vet, e cila njihet me emrin e Onufrit, ikonografit më të madh të shekullit XVI. Kjo kishë është befasuese për vizitorët, sepse në mënyrë të pavetëdijshme të krijon një kënaqësi estetike dhe admirim të veçantë. Askush nga ata që kalojnë pragun e saj nuk mund të mos mbetet i shokuar dhe i mahnitur kur përballet me dorën mjeshtërore të piktorit, Onufrit të madh.
Vazhdojmë rrugën drejt lartësive të Shpatit. Tutje, në largësi, nën velin e shtëllungave të bardha të reve,vështrimi të përplaset mbi peizazhin e papërsëritshëm të malit Bukanik, një bukuri e gjelbër që kërleshet çdo mëngjes, para se rrezet e diellit të përflakin majën e tij, me mjegullën e dendur. Të duket se ky mal ka marrë bekimin nga Zoti për të qenë përjetësisht i gjelbër, i mbuluar me pisha, duke krijuar kurorën e mrekullueshme të kësaj krahine, e cilësuar edhe si mushkëria e qytetit të Elbasanit.
Nga aty të ulet në pëllëmbën e dorës një pjesë të fshatrave të Shpatit: Lleshani,Valshi, Selta, Shelcani, Probati, Derstila, Gjinari. Po nga aty, tek kjo pikë natyrore vrojtimi vështron deri tutje Tomorricën, Vërçën, Sulovën, Dumrenë dhe malet, Tomorrin, Valamaren, Shpiragun.
Pas dredhave të shumta të rrugës kalojmë Lleshanin e njohur me krenarinë e dikurshme e të fshehur në legjenda. Mes nesh endet fjala rreth një kalaje antike, por të rrënuar tërësisht. Arbeni, poeti vendas dhe njohës i historive të Shpatit, nis e tregon për kalanë e Lleshanit, të ndërtuar në një majë shkëmbore të thepisur, rreth 1200 metra të lartë. Vendi ku ndodhet kjo kala është një fakt që vërteton lashtësinë e këtyre territoreve.
Disa metra larg rrugës, në krah të majtë ndodhet një pemë madhështor (dushk), monument natyror i mbrojtur nga shteti. Nuk mund të vazhdosh më tej pa e vështruar disa minuta kurorën e tij madhështore të mbushur me histori interesante. Dhe biseda jonë fokusohet në histori të thëna e stërthëna, por ne na vjen mirë të përsëritim atë që e tregon Arbeni, sigurisht të dëgjuar nga të moshuarit:
“Thonë se Dushku i Lleshanit është mbi 700-vjeçar. Një fëmijë i vogël (djalë apo vajzë, legjenda nuk e përcakton), mbytet nga një lende dushku (frut). Ai vdiq dhe u varros këtu, ku pas disa muajsh mbin një bimë dushku, e cila nga viti në vit hodhi shtat dhe rreth tij u hapën varre të tjerë. Ndaj ka mbetur edhe si vend i shenjtë”.
Si kujtim të ardhjes tonë, pranë këtij dushku madhështor, Verjoni propozoi të bëjmë fotografi. Dhe kështu bëjmë. Herë-herë gëlonin bisedat tona gazmore. Secili tregon prej tyre. Shumë të bukura. Qeshim dhe vetëm qeshim. Këto çaste gëzimi lenë mbresa frymëzimi ndër ne duke harruar lodhjen nga udhëtimin.
Pasi lëmë pas këtë monument natyror, duke dredhuar rrugën, para syve të shfaqet Gjinari i shtrirë nën këmbët e malit të Bukanikut. Ai është një vendbanim me histori në përpjekjet për liri e arsim. Peizazhi i tij është me të vërtet mahnitës.
Ajri i pastër, gjelbërimi, e maja e malit kanë krijuar këtu një peizazh magjepsës, por që sot është një perlë thuajse e harruar. Gjithandej turizmi po kthehet në biznesi fitimprurës, ndërsa këtu ai ndihet pak. Kjo është pasojë e mungesës së investimeve që janë fare të vogla. Këtu i kalojnë pushimet shumë pak familje, të strehuara në shtëpitë e banorëve, bujtësit janë kryesisht nga Elbasani.
Dikur, para 20 vitesh, jo vetëm në muajt e verës, por edhe vjeshtë e dimër, Gjinari mbushej me të ardhur nga Elbasani, Tirana, Durrësi. Ngjante me një qytezë të begatë, të mbushur me të gjitha të mirat. Ato pak kabina prej druri ofronin mundësi të shumta pushimi dhe gëlonin nga zërat gazmorë. Tranzicioni i stërzgjatur i shkatërroi, dhe sot tek – tuk dallohen skeletet e tyre të kalbëzuara si rrënoja lufte.
Ringjallja e turizmit, aty këtu me pak bar- kafe dhe restorante si një mundësi e madhe që u ka falur natyra, në Gjinar, duhet të shfrytëzohet akoma më shumë. Por kjo duhet bërë dhe mbështetur nga të gjithë. Nuk mjafton një ditë e vetme festimesh për të tërhequr vëmendjen. Gjinari dhe jo vetëm ai mund të kthehet në një vend çlodhës me pak punë. Herë pas herë shfaqen kronika televizive me reklama promovuese, botohen shkrime në gazeta, postohen foto të peizazheve të Shpatit në rrjetet sociale të komunikimit, por kërkohet akoma më shumë. Mbi të gjith, një strategji për zhvillimin e turizmit, krijim të kushteve më të përshtatshme për pushime ditore, por edhe të gjata, nga drejtuesit e pushtetit, që më së shumti janë të fjetur në ide konkrete. Kjo patjetër do të sjell më shumë vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.
Shpresojmë që edhe ky udhëpërshkrim të ndikojë sado pak në sensibilizimin dhe zgjimin e atyre që i kanë në dorë këto punë. Promovimi e zhvillimi i tij ndihmon banorët në rritjen e të ardhurave. Ndaj, duhen ftuar sa më shumë vizitorë, por që kërkohen investime, që të hapen sa më shumë vende pune. Asgjë nuk vjen nga qielli, por së bashku të ndërtojmë të ardhmen, dhe ka shumë faktorë që ndikojnë në ecjen përpara kundrejt logjikës së interesave politike.
Qëndrimi ynë në Shpat është i shkurtër. Duke u larguar nga panorama pamore e tij, nën soditjen e perëndimit të diellit, në këto lartësi, përjetuam kënaqësi të veçantë. Dielli ndriçonte mbi çdo gjë, mbi ndërtesat, malin e mbuluar nga pishat ku flladi lozte ëmbëlsisht, duke bërë tejet të gëzueshme ardhjen tonë dhe mundësinë për t’i soditur ato. Sa e bukur e qetësuese për shpirtin kjo pamje. E të gjitha këto s’janë gjë tjetër veçse pjesë e një peizazhi interesant, një perlë të harruar. Mrekullia e peizazhit të fton ta vizitosh përsëri.

Te paharruara jane pushimet ne Gjinar,me kabinat stil alpin ajri paster ….por tani vendin e tyre e kane zene germadhat pislleku dhe ndertimet kuturu.
Ne shenjw falenderimi pwr kwtw shkrim brilant pwr Gjinarin krah Elbasanin me lejoni tju dergoj njw Poezi miku nga Nju Jorku, dwrgua mua na Torontotw kanadasw qw w falenderoj.
“Malli ai titulluar yhurur vargje zwmre pwr MICANIN e Dangellisw naimjne me aqw pasion vertet Naimjan.
“”
MALLI…
Tej Oqeanit ne Amerike ,
Kaloj net e kaloj dite,
Nw rrrugw e nw shtwpi
Mendoj e shkruaj poezi. ,
Kujtoj Micanin nw Dangwlli
Me krye rilinasit Frashwrlli,
Kujtoj me dhimbie vegjwlinw,
Lozur lwndinw mw lwndinw.
Si me dylbi atw e vrojtoj,
Korijet,malin si gjithmonw,
Me dhwn e dhi mes lajthish;
Burimeve ,mborje e Shwnkolli.
Ujw ar, freski e hije,
Si ilac ai nw tw pirw,
Mes frreskut tw Ashikies,
Lule mw lule, bletwt gumwzhijnw.
Lule mw lule ato fluturojnw,
Pjalmin, nw mjaltw e konvergojnw,
Mjalti, erw trwndeline ka
Mes tyr bariu azgan.
Mjel qumwsht, zwn’gjalpw e diathw ,
Teksa kecat, qingjat blegwrojnw,
Zilet e kwmborwt tingwllojnw,
Cobua me ham, ham,ujkun largon.
Si rrallw mali gjwmon,
Nxihen retw, rrebesh lajmwrojnw,
Majw Cukws shkrepwtima ,
Nga Jasen-Zosten, shuhen n’Vreshta.
Kur fillon bora e bie shi
Strehe ,katovica si gjithnji,
Arat e kopshtet me fruta shumw,
Ujw, me grushta pi unw…
Pi ujw e mwsuesin kujtoj,
Wmbwl, pwr vwndlindien ligjwronte.
Bukuri e Gollumbit e pa parw,
Kate-kate , bimwsia ndarw,
Fshati poshtw twrw hijeshi,
Pwrballuar luftwrat pwr liri.
Dwshmimtar Corogunji,kisha e Klogjit
Mw orientojnw ku po shkoj,
Shpella e stwrgjyshit: “Gardhi Rrapo”,
Mw kujton VETERANIT VASO.(1 )
Kujtoj shtwpinw”Spital Partizan”
Djegur ballisto-gjermanwt katila,
Ndwshkimin Popullor ata marrw,
Njollwn tw zwzw, lwnw historisw.
Poshtw , lugina e lumit Osum,
Te”balta kuqe” aty nw Dervishi
Mullixhi, mjeshtwri Loni (2)
Ua bluan miellin, si ta doni.
Rruga e fshatit, thikw pwrpjetw ,
Te “balta kuqe” clodhem e rri
Shtwpia e Llukanit, twrw veri(3)
Shkrrep aparatin, bwj fotografi.
Ti kem kujtim nw Fier shkuarr,
Kujtoj MIcanin, ndihem lumturuar,
Kush do mundet tw mw lexojw,
Mua Anastas Rrapon t’mw kujtojw.
1.Vaso V. Dama “Luftetar i shekullit”
2- Loni Dama poliglot mjeshtwr.
3. Llukan Rrapi djegur nga Gjermanoballistet 1944 ish spital partizan.
Foruluaar Njy York- tetor 2008
Pwr Ju tw nderuar patriotw e lexues;
Dhimitwr M. Xhoga Zavalani..
Toronto -9-08-2016
Edhe perl edhe malore sikur s’vete Lol
Ne Vlore esht shprehja :.. Ta beri jeten malore , dmth te nxihet jeta
KA PERLA QE EMRI U KA MBETUR NGA FODULLEKU I ZILIQAREVE. Nje pershkrim interesant.Kam udhetuar ne kete perle me shume se 20 vite me para dhe po i perjetoj emocionet,edhe pse atehere ishte dimer dhe rruga gjithe gur e balte.Nje vend i virgjer qe me aromen e pishes sheronte shpirtrat e lodhur.Perle qe s’mund ta krahasosh kurre me malesine e Vlores dhe njerezit e mire e shpirtbujar te Shpatit historik. Jeta behet edhe ne keto male te Shpatit qe nuk njohin pabesi e shkaterrim vlerash morale e materiale.