Gjinushi: Dekriminalizimi është farsë. Problem janë të padënuarit, jo të dënuarit

anazapta

Skënder Gjinushi thotë se debati për dekriminalizimin në politikën shqiptare, është një farsë.

Ai shprehet se këtu problem nuk janë të dënuarit që duan t’i heqin nga politika, por të padënuarit.

Dy më kryesorët, sipas Gjinushit, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që kanë qenë vatër korrupsioni për vite me radhe dhe për më tepër, kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

Që të kishim një politikë më të pastër, ose politikanë gjithnjë e më pak të implikuar, ose një gjyqësor gjithnjë e më të pavarur, do duhej që çdo tendencë për të kontrolluar apo mosndëshkuar, të ndëshkohej me votë. Kjo nuk ndodh gjithmonë.

Ndodh ajo që sa më i përfolur të jesh, aq më shumë vota merr, dhe sa më problematik të jesh, aq më përkrahje ke në qarqet mediatike. Ky bashkëkompromentim ka bërë që të mos funksionojnë valvulat kryesore si vota dhe dorëheqja.

Në Shqipëri, edhe një herë që u bë protesta kundër korrupsionit, u quajt e tepruar kur në tërë botën politikanët japin dorëheqjen, jo sepse janë më të ndërgjegjshëm, por janë të ndërgjegjshëm se ata ndëshkojnë partinë, janë të ndërgjegjshëm se pas atij skandali po nuk e pastruan veten, nuk mund të riciklohen.”

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire e ka thene gjinushi.Sepse duhej te denoheshin udheheqja komuniste per krimeet qe i kan bere kti populli.Duhej bile edhe duhet te denohet Gjinushi per nxitje per lufte civile ne 97 qe beri ky palo burre te sheshi Ali Demi si dhe ne Vlore me kto fjale para popullit te irrituar nga humbjet ne firmat piramidale: O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Po ashtu edhe para 21 janarit qe peseri beri thirrje per luft civile duke thene:TE MARRIM SHEMBULL NGA TUNEZIA qe ishte ne ate kohe ne luft civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *