Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gjinushi e pagëzon 2012-n si vitin e korrupsionit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Gjinushi e pagëzon 2012-n si vitin e korrupsionit
Lajmi i fundit

Gjinushi e pagëzon 2012-n si vitin e korrupsionit

redaktor
Published December 28, 2012
Share
SHARE

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka bërë përmbledhjen e vitit 2012 duke e perifrazuar atë si vitin e korrupsionit. Ai renditi një seri dështimesh të qeverisë duke nisur nga Statusi e deri situata ekonomike. “Shqipëria mbylli një vit historik, atë të 100-vjetorit të Pavarësisë, por ky vit fatkeqësisht ishte edhe viti i krizës ekonomike, viti i dështimit të qeverisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, viti i dështimeve spektakolare, në privatizimet më madhore si nafta dhe energjia elektrike. Viti i ligjërimit të korrupsionit dhe kthimit të tij në një virtyt dhe cilësi për politikanët. Ishte viti i rënies tërësore të institucioneve të pavarura nën kontrollin e klanit qeverisës”, deklaroi Gjinushi.
Refuzimi i Statusit
Komenti i tij për refuzimin e marrjes së statusit të vendit kandidat vijoi edhe më tej. “Refuzimi i statusit të vendit kandidat për tre vjet radhazi erdhi për shkak të vjedhjes së votës, për shkak të korrupsionit rekord, për shkak të degradimit të Kuvendit, për shkak të keqpërdorimit të televizionit publik dhe administratës publike prej qeverisë, që tregojnë për çdo shqiptar normal se ka vetëm një përgjegjës për këtë dështim, që është qeveria aktuale. Kjo tregon se rrugën shqiptarëve drejt Europës ua kanë zënë të korruptuarit”, nënvizoi Gjinushi.

Urimi i Gjinushit
Nuk mungoi në bashkëbisedimin e fundvitit me median edhe urimi i Skënder Gjinushit për 2013-ën. “Urimi më i mirë për vitin 2013 do të ishte një qeveri e re pa të korruptuarit e koalicionit PD-LSI”.

redaktor December 28, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?