Gjinushi futet nga dera e prapme

redaktor

Mëngjesi i djeshëm ka nisur me zhurmë në hyrje të partisë së Skënder Gjinushit. Një konflikt me pronën në të cilën ndodhet selia e partisë së tij, çështje që njihet tashmë, ka bërë që të përplasen përmbarues, pronar, përdorues, polici shtetërore e polici private. Lëmsh me një fjalë. Ajo që na bëri përshtypje nuk ishte kjo, por veprimi i kryetarit të kësaj partie. Në titrat e disa televizioneve shkruhej: Gjinushi hyn nga dera e prapme e selisë dhe e sheh situatën e atë çka po ndodhte me godinën ku ai po qëndronte, në televizor. Transmetimet live që bënë televizionet informative ia lehtësuan punën z. Gjinushi. Veprim i mençur, bravo!

Share This Article
1 Comment
  • Mos ia merrni per te madhe, profesorit!
    Ai e di se do ta lere seline per pronarin legjitim…
    Por i vjen plasja se Gramoz Pashko, qe s’mund te harrohet, edhe pse i hapi bodrumet e viles per dekretimin e PD-se!, nuk doli nga vila, nuk ia la pronareve legjitime!
    Berisha, madje shkoi me tej: perpak e ktheu kryeministrine ne Kulle Ngujimi pas 21 shkurtit!

    Por Iskanderi Gjinushi ashtu ben, sikur eshte zemeruar me ate qe me ne fund s’mund te mos ndodhte me pronat dhe pronaret reale…

    “Mjaft te behet nje kompromis me qeverine…!”, tha ai pardje.

    E ndjen se edhe pse duken si te pavarur, permbaruesit mund te jene derguar me miratimin e heshtur te Zyrave te qeverrrise se sorme!
    Kjo ia ngre kacabujte!

    Por do takohet pasdite me Ngjelen dhe do qajne hallet: “E di ti qe ky I Gjati i Gjate, do na e fus me thelle se Ai i Gjati qe e rrezuam bashke?!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *