I ftuar në emisionin ‘Studio 24’ të gazetarit Denis Minga, Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit në 7 qarqet kryesore në vend ‘luftohet’ për ndryshim rezultati, ndërkohë që sipas tij tendenca është në favor të së majtës. Shkak për një rezultat të tillë sipas Gjinushit është mundësia e ndikimit të polit të tretë.
“Fitorja është e së majtës. Grupimi i majtë del forcë e parë, grupimi i dytë forcë e dytë. Lezha, Dibra, Fieri dhe Gjirokastra, nuk lëvizin. Ose lëvizin me çudira të mëdha, pasi situatën që jemi nuk e dimi ende forcën e FRD apo AK. Por, duke meqë ka diferenca të mëdha, nuk po hyjmë dhe i quajmë se nuk do preken. Gjirokastra varet pak se ka alternativën nëse ka pol qendre aty e kap një deputet. Gjirokastra kapet vetëm po pat pol të qendrës. E majtë nuk humbet deputet, tek qarqet e tjera lufta është e hapur, të marrë e majta, të lëshojë e djathta”, theksoi Gjinushi.
Duke bërë një analizë parazgjedhore të rezultatit të forcave të dy grupimeve më të mëdha në vend vlerësoi se Elbasani ishte një ndër gabimet e socialistëve në zgjedhjet e shkuara pasi ky qark sipas Gjinushin ishte bastion i së majtës.
“Elbasani, është një ndër gabimet e mëdha të së majtës në zgjedhjet e 2009, pasi ka qenë bastion i ynë, madje dhe 2005 ka dal mirë, por është menaxhuar keq. Në Elbasan poli i qendrës merr 1 ja merr PD-së. Përndryshe është prap e hapur loja, edhe nëse nuk e kam 1, me një të majtë 3-4 mijë vota plus, dhe më një firo 3-4 mijë del 8 me 6. poli i tretë nga PD do heqë më shumë”, theksoi Gjinushi.
Sipas Gjinushit në zgjedhjet e qershorit “PD mund të ketë 62 deputetë, ndërsa PS 69, poli i qendrës mund të ketë nga 3,4 deri në 7 deputetët”.
RAMA DO NA JAPE DY DEPUTETE, KEMI VOTAT
Gjinushi deklaroi më tej se në zgjedhjet e vitit 2009, PSD-ja ka marrë 27 mijë vota. Nisur nga kjo llogari ai u shpreh, se kësaj force i takojnë dy deputetë në Parlament, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Skënder Gjinushi la të kuptohet se kësaj here Rama do t’i japë hakun.
“Fryma është që reciprociteti të të funksionojë. Po kemi rënë dakord që PSD të ketë dy deputetë. Ne do luftojmë për sa më shumë vota, aleatët të mos shqetësohen, do marrim atë që na takon”, tha ai ndërsa shtoi se nuk do ta braktisë për asnjë arsye koalicionin e majtë në zgjedhje.
“TË PAKËNAQURIT E PS”, GJINUSHI: S’DUHET TE LARGOHESH SIC BERI LSI PER INAT
I pyetur për pakënaqësitë brenda së majtës sa i takon listës së deputetëve, Gjinushi vlerësoi se problemet e brendshme ka në cdo parti, por problemi është se ato duhet të mbetet brenda lloji. Gjinushi brenda së majtës nuk ka bashkime artificiale si koalicioni PD-LSI.
“Luftë brenda llojit kanë të gjithë. Ashtu problemesh ka pd sa të duash. Dëmet që vijnë nga problemet e brendshme janë të barabartë. Ka shimë rendësi harmonizimi i ekipit dhe partive. Si do që të bësh do ketë pakënaqësi, problemi është që pakënaqësitë të mbahen brenda. Është mirë edhe po pati pakënaqësi të mos shkojë si LSI diku tjetër për inat të së vjehrrës. Po ta krijosh mirëbesimin dhe reciprocitetin, e kemi bazën 700 mijë dhe vetëm rritemi. PS vetë është tek 620 mijëshi dhe është grupim i parë. Sa më optimale të jenë marrëdhëniet brenda listave, aq më mirë është. Tek në nuk ka bashkime artificiale, sic eshtë sot PD dhe LSI që janë të kundërta, që humbasin ngjyrën dhe moralin dhe largojnë votuesit e njëri-tjetrit”, tha Gjinushi.
OBJEKTIVI I PSD, GJINUSHI: 41 MIJË VOTA
Gjinushi deklaroi se objektivi i PSD në zgjedhjet e qershorit është të arrijë të marrë mbi 41 mijë vota.
“Kemi një firo, duke u nis në ca fushate kishim pak vite më parë.. Garën do e krahasoj me vitin më të keq tonin, në vitin 2001, që PS donte një shtypje të PSD, unë e shoh të mundshme të kapim mbi 41 mijë vota. Kjo është lufta dhe dyshemeja. Unë luftoj për 41 mijë dhe së dyti ne do përfaqësohemi në parlament, për të tjerat nuk ka problem. Por kjo qeveri duhet të largohet sepse është më e paturpshmja”, tha Gjinushi, i cili akuzoi qeverinë për mosrealizim të rekomandimeve të BE.
ANALIZA E GJINUSHIT
BERATI
Berati që në vitin 2009, kishim mandate 4 PS, 3 PD, 1 LSI.. Vetëm për mend të kokës nuk ka dal 5 me 2 që atëherë, sikur rezultati i 2009 të qendrojë , vetëm me pak tendencë, vetëm një firo e votim ti ikë PD, absolutisht PD humbet 1 he e merr e majta,. Këhstu është e mbyllur plus 1 për ne. FRD con hakën tek i zotit. Ne dhe pa FRD ja marrim.
Po një aleanca PD-LSI do e ruante balancën 4 me 3?
Jo del 5 me 3. Prap rritesh me 1. E majta rritet me 1, edhe nëse LSI bashkohet me PD. Duke marrë efektin FRD dhe AK ruhet 5 me 3.
Nese LSI vjen me ju?
Nuk po i hyjmë asaj. LSI edhe të heq edhe të merr. Unë nuk jam dakod për këtë variant. Do ta cojë deri në fund misionin të cojë qeveritë e veta në LSI.
TIRANA
Me prirjet e majta ruan votat. Ata që bënin aritmetikë, nxirrnin PD fitues. Po të marrin votat si në 2009 do dalë 2009, prandaj po e bëjmë projeksionin.
PS ka 15 mandate, sa i duheshin të merrte një mandat tjetër?
Në tiranë janë tëra sanohet që mandatin që LSI ja hoqi PS, tani ja heq PD. Pra kemi prap raport plus minus 1. Do thotë 16-15-1. prandaj Saliu nuk hapi rinumërimin në Tiranë dhe Berat. Poli i tretë ruan të vetën 1 mandat. Ka variant që poli i tretë shkon 2, por në cdo rast PD e humb 1.
KUKËSI
Kukësi ka loojë interesante, pasi e majta 2009 është 14 mijë vota, mjafton ta ruajë, dhe nëse krijohet një pol i tretë dhe merr deputet ja merrr PD-së 100%. Do kishim 1-2-1. Me të majtën 14-15 mijë vota edhe po se kapi poli i tretë del 2 me 2 Kukësi. Pavarësisht nga koficenti i lindshmërisë. Pra shtë lojë e hapur, dhe hyjmë të sigurt që ndryshojmë rezultat, lashë të majtën ku ishte, të djathtës nuk i hoqa gjë, krijimi i poleve të treta i merr një mandat.
ELBASANI
Eshtë një ndër gabimet e mëdha të së majtës në zgjedhjet e 2009, pasi ka qenë bastion i ynë, madje dhe 2005 ka dal mirë, por është menaxhuar keq. Në Elbasan poli i qendrës merr 1 ja merr PD. Përndryshe është prap e hapur loja, edhe nëse nuk e kam 1, me një të majtë 3-4 mijë vota plus, dhe më një firo 3-4 mijë del 8 me 6. poli i tretë nga PD do heqë më shumë.
SHKODRA
Është e hapur, nëse poli i tretë merr 1, dhe atë ja merr PD. 4-tra nuk luan pasi është mbi 11 mijë vota, dhe ska burrë nëne t’ja marrë. E majta nuk lëshon gjëkundi. Poli i tretë nuk është përcaktuar, por tani do ketë grupime jashtë të dyjave, nëse e majta shton 2-4 mijë vota dhe grupimi i tretë heq 5-6 mijë, mund të shkojë tek 6 me 5. Pra raporti del 6-4-1, mjafton që poli i tretë të marrë një. Nëse merr vota dhe se kap dot, e majta do ketë rritje, e djathtë ka firo të jashtëzakonshme, nga krijimi i fraksioneve të reja. Pra del 6 me 5. Ndaj është luftë e hapur.
DURRËSI
7-5-1. Puna është të dalë 6-6-1. Për të dalë 6-6-1 mjafton që e majta të shtojë 3 mijë vota dhe të djathës ti ikin 4 mijë vota. Opozita do të luajë për mandantin e 6 në Durrës.
KORCË
Korca e ka të thjeshtë, nëse poli merr 1 ja heq PD, dhe do kishim raport 6-5-1. Nëse nuk merr poli tretë 1, e lëmë 6-6. Poli i tretë i duhet 9-10 mijë vota për të marrë një deputet.
VLORA DHE GJIROKASTRA
Vlora dhe Gjirokastra ka një specifikë se ka rëndësi PBDNJ, më së shumti në Vlorë. PDIU s’do jetë e tëra me PD. Rezultati 8 me 4 në Vlorë për të majtën. Gjirokastra ka probabilitetin më të madh që të dalë 3 me 1 për të majtën, i heq një PD po mori poli i tretë, por mund të ndodhë që të dalë 2, 2, 1. Por , hem që është vështirë që poli i tretë të marrë deputetë në Gjirokastër.
Sipas Gjinushit në zgjedhjet e qershorit “PD mund të ketë 62 deputetë, ndërsa PS 69 poli i qendrës mund të ketë nga 3,4 deri në 7 deputetët”.
RRËZIMI I KËRKESËS SË PS, GJINUSHI: KUSHTETUESJA S’KA MANDAT PËR VETE
Kreu i PSD-së komentoi më tej edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PS-së për ndarjen e mandateve. Gjinushi tha se ky ishte një vendim i pritshëm nga një gjykatë që s’ka mandate për vete.
“Vendim i pritshëm, Kushtetuesja s’ka mandat për vete. Në vend që të ngrihemi dhe të themi që ka rënë gjykata ka rëndë dhe Kuvendi. Një sistem me gjykatë Kushtetuese ilegjitime, një nga anëtarët u detyrua dha dorëheqje, një tjetër që ishte kandidat e pranoi vetë dhe tha se e di që më ka mbaruar mandati, po nuk iki pa ardhur tjetri. rënë rendi kuhstetues. Nëse do ishte fitues PD, rindarja e re është e thjeshtë, është aritmetikë, e zgjidhin edhe në klasë të pestë, të gjithë do ju dalë se në bazë të popullsisë Kukësi ka tre deputetë e Berati ka 8. Na ishte rritur atje popullsia për ca muaj me 600 veta. Të lësh në fuqi vendimin e 2009 do të thotë të mos marrësh parasysh rritjen e drejtë të popullsisë. Për mua ky vendim është nul. Kuvendi s’bën dot ligje, mund të miratojë vetëm ligje. Juridikisht nuk kemi ndarje mandatesh. Më thuaj një nen që Kuvendi mund të ndajë mandate”, sqaroi Gjinushi.