Gjinushi: Nëse KQZ është e ligjshme, në 23 qershor fiton e majta

anazapta

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, thotë se opozita nuk duhet të pajtohet me veprimet antiligjore të Berishës në lidhje me ndryshimet në KQZ. Gjinushi shprehet se nëse KQZ është e ligjshme, e majta e ka të garantuar fitoren në 23 qershor.

“Janë gjëra që i kemi paralajmëruar. Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore, me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha. Nëse KQZ është e ligjshme, e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Gjinushi.

Kreu i PSD mbajti të njëjtin qëndrim të pak kohëve më parë në lidhje me LSI-në.

“Meraku është edhe me LSI, e cila ka lëvizur nga e majta. Edhe brenda opozitës ka variante të këqija dhe të mira. Me PS nuk na ndan asgjë, na bashkojnë 8 vite opozitë. Me LSI nuk kemi asgjë të përbashkët, ne kemi tjetër moral politik. LSI ka pragmatizmin e vet, qytetarët e ndajnë këtë punë me votë. Nuk do të afrohemi fare me LSI, do qëndrojmë në distancë. E majta nuk duhet të shitet, të jetë sa më pavarur dhe e pastër. PSD nuk bën pazare dhe dallon nga partitë e tjera politike. Kjo është mënyra për të pastruar të majtën. Berisha po rri në pushtet me vota të majta, si në 2009-ën”, nënvizoi Gjinushi.

Deklaratat e Gjinushit erdhën gjatë një takimi që ai zhvilloi sot paradite në Berat.

 

Share This Article
7 Comments
    • Gerti, kryeministrit sali eshte pjerdhur ne tru. Qe kur hengri ngjalen e trashe te metes nuk e ka marr me veten. Tani kane filluar ti pelqejne ngjalat. Po pret te haj double ngjala ne 23 qershor. Te trashen e metes dhe te gjaten e rames.

  • Mendoj qe dhe PSD te kete nje anetar ne KQZ,i takon pasi eshte ne opozite.

    Opozita duhet te kete me shume anetar ne KQZ se maxhoranca.

    Pra cdo gje mbrapsh.

    • Fleks eshte koha te kuptosh se sala yt do shkoj ne Burg. … U merzite ??! …. Mos qaj. Ne burg do kete televizor (fevziun) , librat e enverit…dhe pampers per shkak te moshes.

  • Po çpune kane partite me KQZ ne. Apo nuk rrine dot pa futur hundet. KQZ eshte nje institucion krejtesisht i pavarur. Vertete propozohen nga politika por per aftesite e tyre profesionale dhe jo per shkak te militantizmit partiak. Vazhdon ende psikologjia e partise shtet dhe Saliut i duket se eshte ende ne kohen e dulles te cilit i ka sherbyer me devotshmeri. presidenca, gjykata dhe prokurorite me policine jane dhe duhet qe te jene absolutisht institucione demokratike, pa ndikim partiak nga cilado krah. Me vjen keq per komentuesit ketu qe vijne e bejne tifozllek, sipas shijeve e ideve te tyre. Emancipohuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *