Partia Socialdemokrate nuk e pret mirë rikthimin e LSI-së në koalicionin e majtë. Në një konferencë shtypi menjëherë pas bërjes zyrtarisht publike të ftesës së PS-së drejtuar partisë së Metës, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, tha se LSI largohet nga qeveria me leje të Saliut, si misionar i Berishës.
“LSI po largohet nga qeveria jo për divergjenca, por me leje të Saliut dhe si misionar i Berishës. Kjo bëhet sepse PD- LSI janë shumë të qarta se dështojnë së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit. PSD ka paralajmëruar me kohë se PD- LSI nuk mund të fitojnë së bashku dhe e vetmja mënyrë është që LSI të kërkojë vota në emër të së majtës dhe më pas t’i përdorë në favor të së djathtës”, tha Gjinushi.
“Kjo dyshe ka dhënë qeverinë më të dështuar, më të korruptuar dhe për katër vite me radhë Shqipëria ka qëndruar e fundit në Europë. Ata kanë kurajë të kërkojnë votat e atyre që vranë në bulevard më 21 janar. Tani kërkojnë votën e atyre që vodhën për 4 vite më radhë. PSD është e bindur se asnjë shqiptar i ndershëm nuk mashtrohet më nga kjo lojë e LSI-së dhe nuk mund të gabojë më të japë votën për LSI-në, që nesër të përdoret kundër tyre”, u shpreh kreu i PSD-së.
Gjinushi theksoi se ardhja e LSI-së në koalicionin e majtë nuk shkon paralel me filozofinë e socialdemokratëve.
“Misioni i PSD është largimi i Sali Berishës për të çliruar Shqipërinë dhe largimin e Ilir Metës për të çliruar të majtën. Ne vlerësojmë se të majtët e meritojnë të përfaqësohen nga parti e politikanë që nuk janë të kapur dhe të kontrolluar nga korrupsioni i Sali Berishës. PSD është e vetmja parti që nuk është e kontrolluar nga klanet korruptive dhe klanet e Sali Berishës”.
Respekte!
Si mund t’i besosh nje kameleoni si Ilir Meta,nje njeriu te pafytyre e pa pike morali si Meta?Ne se do te shikosh nje fytyre tinzari e prototip te pazarxhiu ordiner shiko fytyren e Ilir Metes,Ylli Manjanit,Lefter Kokes,e Petrit Vasilit.Per asnje arsye nuk mund te bashkohet e majta me Ilir Meten nje njeri mjaft ordiner e pa nje vlere.
Te besh koalicion me nje te degjeneruar si Ilir Meta,eshte turp per te majten t’i beje ftese zyrtare Metes,njeriut me ordiner qe ka njohur politika.Ai tu kerkoje 100 here falje viktimave te 21 Janarit qe i quajti kokpalare,njerez te ndershem ne pune e ne hall te tyre.Ndjehem shume e zhgenjyer nga Rama per kete koalicion turpi.E majta nuk ka nevoje per pacavure si Ilir Meta.
Percaj e sundo. J me kot eshte zbatuar qe ne kohen e Romes.Rama ose se kupton djallezine,ose eshte i verber.Se kuptoj si mund te ulesh ne nje tavoline me ata qe vrane ne 21 jenar .Meta ishte shkaku i 21 jenarit,si ka mundesi qe Rama te haroje kaqe shpejt,po beri kete kualicion opozita humbi dhe Rama do tregoje qe eshtei pa afte . Jam me mendimin e gjinushit.KUALICIONI ME METEN ESHTE HUMBJEA E KERKUAR ME KAQE NGULM MGA E MAJTA!!
Per Gjinushin,si dhelper politike,kam respekt,por jo gjithmone i jap te drejte.Ai, si nje politikan i rregjur,me mire se kushdo tjeter, duhet t’a pranoje nje aleance PS,I CILI ne vitet e para ’92-’93,beri aleance me te djathtin Sali Berisha dhe e shpetoj ate nga rrezimi duke u kthyer urgjentisht nga Parizi,sepse pa voten e tij Saliu rrezohjej?Kur te shpjegoje kete,atehere le te shpjegoje se per te njejtat interesa behet dhe kjo aleance.
Per Gjinushin,si dhelper politike,kam respekt,por jo gjithmone i jap te drejte.Ai, si nje politikan i rregjur,me mire se kushdo tjeter, duhet t’a pranoje nje aleance PS-LSI,sepse eshte ai,qe ne vitet e para ’92-’93,beri aleance me te djathtin Sali Berisha dhe e shpetoj ate nga rrezimi duke u kthyer urgjentisht nga Parizi,sepse pa voten e tij Saliu rrezohjej?Kur te shpjegoje kete,atehere le te shpjegoje se per te njejtat interesa,por per rrezimin e Saliut kete rradhe, behet dhe kjo aleance.
Si e shpetoi Gjinushi Saliun ne vitin 1992 ? Ne zgjedhjet e vitit 1992 PSD mori 7 deputete, PD mori 92 dhe PS 38 deputete. Po te bashkosh PS + PSD del 45 pra as gjysma e PD. Aleanca e gjere e vitit 1992 nuk shpetoi askend, Berisha mund te qeveriste edhe i vetem 4 vitet e para (me 92 deputete). Gjinushi ishte i pari qe u shkeput nga ajo aleance, me te vene re prirjet autokratike te Berishes te cilat spikaten vecanerisht ne projektin e Kushtetutes te rrezuar me referendum ne vitin 1994. Nga viti 1994 e ketej, pra per 20 vjet Gjinushi ka qene konsekuent ne qendrimet e tij kunder Berishes.
Lex Rex!
Ktheju edhe nje here kujteses, ose shfleto shtypin e kohes dhe do e gjesh aty, se kur e ka shpetuar Gjinushi Saliun,sepse une jam larg dhe nuk kam dokumentacion me vehte.