Gjinushi: PSD e vetme në zgjedhje, Milo s’doli dot nga balta

Dita

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi zyrtarizoi sot daljen vetëm në këto zgjedhje.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit, ai tha se krijimi i një poli të së majtës ishte i pamundur, për shkak se një gjë të tillë e vështirëson kodi.

Të garosh i vetëm është zgjedhje politike dhe një taktikë e kondicionuar nga rrethanat. Ne jemi pjesë e fitores së madhe, por nuk u përfshimë në bashkëqeverisje.

Gjatë kësaj kohe nuk u zbatuan marrëveshjet e mëparshme.

Ne do të kërkojmë votën si PSD.  Vlerësojmë se ka shumë të majtë që na kanë mbështetur dhe ka shumë të zhgënjyer nga problemet e tanishme. Mendojnë se më mirë të vijnë votat tek ne, se tek opozita”, tha Gjinushi, ndërsa shton se :“Ka të mirën dhe të keqen e saj. Ka një pragmatizëm se këshilltari merret më lehtë, por në të vërtetë vota merret më vështirë”.

Gjinushi shprehet i zhgënjyer edhe me Milon.

Më la në baltë apo nuk doli nga balta kjo është punë taktikash. Mendoj se ishte krejt e nevojshme të krijohej një pol, por për një forcë më vetë, rëndësi ka sa do të gjejë mbështetje. Këtu është bërë e mundur që me anë taktikash në Kod të vështirësohen krijimet e poleve. Kodi është absurd pasi kërkon që të mblidhen firma”, theksoi Gjinushi.

Share This Article
36 Comments
    • Urime Gjinushit dhe turp per ata qe ju bashkuan qorrazi tufes me PDIU, PAD, PDK, LSI qe kane qene kampiona te vjedhjeve dhe skandaleve.
      Partia Demokratike e ka te sigurt humbjen ne keto zgjedhje prandaj nuk ka nevoje per nje koalicion kaq te madh kunder PD, sidomos me kshu mbeturinash si PDIU, PAD, PDK dhe LSI. Tani duhet nje oferte tjeter patjeter sepse PS deshtoi as nuk beri as drejtesi, as vende pune, por vec po i mban mire te djathtet dhe lsistat.
      Nuk behet fjale qe te beje oferte Luli se ai duhet te burgoset nje ore e me pare dhe ai eshte amnistuar nga Rama. Kam pasur simpati per Gjinushi si aleat i PS por kam menduar qe partia ime socialiste nuk do merrte kete rruge te gabuar. E besova Ramen kur u be me LSI per te hequr Saliun por tani Rama po shton qelbesirat nderkohe qe Saliun e mban ne pellembe te dores, kurse Lulin e fton edhe ne festen e PS publikisht. Prandaj sa te jete Rama une nuk e votoj me PS dhe me mire ja jap voten Gjinushit qe ka qendruar tamam per keto pune. Po filloj te bindem qe Rama sqenka i majte me te vertete.
      E merrja me shaka kur e degjoja me pare qe Rama sesht i majte por tani qe erdhi ne pushtet Rama cdo gje po ben sikur s’esht socialist hic. Asnje socialist nuk na futi ne pune, vetem, lsi, g99 dhe pdiu jane futur ne pune. Madje vazhdojne ata te PD te jene ne pune qe na mbanin listat tete vjet me rradhe. Asnje gje s’kemi pare prej Rames vetem bathorasit e Berishes ja pane hajrin qe morren tokat falas. Edhe koalicionet u bene me gjithe mbeturinat e Saliut. Edhe kandidatet nuk jane te partise socialiste. Nuk di nga tia fillosh me keto qe ka bere Rama, te zien koka me keto gabime . Do ishte mire qe dhe senatoret e PS te dilnin hapur e te tregonin kurajo sic foli zoti Pellumbi. Majko e pati thene ca kohe me pare qe ishte kundra koalicionit te 1 prillit dhe prandaj tani u eleminua pabesisht nderkohe qe populli i Tiranes donte vetem ate. Eshte mire qe te flasin apo te grumbullohen se tani Shqiperia nuk ka opozite. Ka ngelur vetem nje PD e ngordhur dhe Rama qe po mbjell lule neper rruge dhe ne bashki.

      • Votat e njerezve tane jane per ty gjinush!mire ne pune qe kemi vite qe nuk po shohim asnje socialist por vetem te pd dhe lsi e cameve por edhe ne koalicion edi na e ka mbushur me keta.te majte nuk po gjejme gjekundi.vetem ti ke dal qarte i majte dhe qe mbron e lufton per elektoratin e majte,sukse!

    • Nje sjellje dinjitoze e Skender gjinushit pas 24 vjet demokraci. eshte i pari qe e nuhati termetin. Rama e ka te sigurte humbjen ne mos keto zgjedhje, ne zgjedhjet qe vijne pas dy vjetesh. Nuk e besoj qe populli te votoje me edi ramen. Paska patur te drejte fatos nano qe e ka cilesuar mosmirenjohes edi ramen.
      Perfundimisht edi rama e tregoi veten me tom doshin i cili megjithe kontributin gjigant qe kishte dhene per ps ne gjithe keto vjet votoi per arrestimin e tij per shpifje gje qe nuk ka ndodhur me asnje deputet tjeter.

  • sukesese, me mire humbje me dinjitet se sa te rrish nen sqetull dhe mbash ere… te pakten do te krijoje nje precedent te nje politike qe nuk e kalon ylberin pa nje pa dy

    • Edhe unë ju bashkohem dy parakomentuesve. Vota jonë është për ju Gjinush! Dhe i vetëm trim në luftë. Më mirë vota për një trim si Gjinushi sesa për njëmijë perversë si saliu dhe rama.

      • Shum mir kshu se ndryshe do votonim Ramen per inat te dy Berishave junior dhe te vjetrit. Tani Rama ta shofi 23 qershorin me dylbi. Mos i degjo keta zarat qe sulmojne Gjinush se keta sthone asnje fjale per Meten dhe Idrizin. Kuptohet me kaq sa te pafytyte jane. Rama do marri nji mesazh ye mire ne 21. Kurse ne tirane them te mbeshtetet Bojaxhi qe eshte te pakten menaxher me i mire se ata dy servilat e tjere.

  • Ky Gjinushi ka aq shume elektorat sa kur vete per takime nuk mbush dot nje klase shkolle me 30 vende, njoftojne simpatizantet e PS qe t’ju mbushin sallat apo sheshet.Kjo parti e coptuar ne tre parti ka perfituar vetem nga PS.
    Keto partite e vogla e shikojne bashkepunimin vetem per poste ne qeveri dhe punesim te militanteve qe ju vene nga pas.Me mira pa to se me to.

    • Po te ishte se keto parti vetem sa duan me perfitu ndonje post nga ps atehere pse nuk shkoi dhe gjinushi ne koalicion dhe te merrte ndonje post si milo? Na thuj ndonje gje me me logjik si zorr qe je

  • Bravo gjinush,mos u lodh me milon e barkthare te tjere se ata mbeten barkthare, e kur e ke barkun bosh nuk merresh dot me parime

  • Suksese profesor.me vjen boll mire qe vazhdon te besh politik me karakter dhe burreri dhe jo te shitesh per kothere buk qe mund te hedhi edi

  • Ky burre kurre nuk e ka dredhur,i ka qendruar konseguent vijes antiberishe,hallall votat tona gjinush,me mire i vetem se me shoke te keqinj!

  • PERSHENDETJE Dr.GJINUSHI ! Dallohesh per karakterin BURREROR! “Edhe i VETEM e TRIM ne LUFTE”! Vetem per kete VENDIM do te kesh edhe me shume MBESHTETJE ! Ju URON nje ish-gjiton i Halles TUAJ.

  • Gjinush. Do te votoj me kenaqesine me te madhe. Ty si parti dhe Bojaxhiun si kandidat. Me keqardhje, Rama doli nje bllof i madh. nuk ja fal vetes qe i dhashe voten. kam lexuar dhe rilexuar artikullin e blushit dhe i jam 1000% te drejte

  • Bravo Keno Vetulltenda, si me kopene edhe veç a i merr a s’i merr nja 200 a 300 vota. Megjithate je treguar trim, pra budalla, megjithese ne fakt te mbajne per burre te mencur. Si duket mosha ka bere te veten.

    • Shahist leshit i jepet medalja “salinishan,sharës 100 përqind” në çdo koment. Qënie e pështirë,këllirë..kukuvajkë patologjike

  • mire e keni ju por nga fotoja duket qe gjinushi po i perulet rames,rames i sugjeroj te uli energjine se ka me i qa votat e popullit.

  • Edhe vota ime Gjinush eshte per ty.Kjo foto e dikureshme keqeprdoet nga bythelepirsit per ta paraqitur gjoja Kenon servil te Rames.Turp Po Skenderi atehere ishte kryeparlamentar …dhe servilizmi ska te mbaruar……..

  • Bravo Gjinushi go ahead…..tovolina e rilindjes duket qe po pozicionohet ne drejtim te gabuar….te gjitha mbeturinat qe la rrembeshi i Berishes u futen te grabisin kocken e rradhes ne Ps…..mendoj qe te gjitha ata particka nuk kane vend ne nje harte aq te vogel si shqiperia. Populli te hap syte ne 21 qershor nje thes miell vlen vetem per 1 muaj llogarini per 4 vjet ne te kumdert keta politikuaj do tallin sumen me ju. Tung.

  • Nga kjo foto dele injoranca dhe indiferenca e I.Metes I acaruar me buzeçeshjen GJinushit ,por dhe turpi i prapaskenes se Ilirit per te larguar nje nga figurat me te spikatura socialiste per kolicion me te majten progresiste !!!!!.Faje bije mbi E.Ramen ,turp,turp.Populli do te votoi S.GJINUSHIN.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • Gjinushi do të kandidoj i vetem ne zgjedhje, sepse ja ka shitur partinë Dritan Priftit dhe Tom Doshit, prandaj nuk futet dot ne kualicionin e ps-lsi . Ne bashkpunim me kta te dy ka nxjerr kadidat per kryetar bashkie ish socialista. Ka marre nje sasi te madhe paresh nga dritan prifti per shitjen e partise. Nga 300000-1000000 €.
    Kurse ju akoma vazhdoni te mos kuptoni intrigat e tije. Si mund te ndryshoje nje njeri qe ka futur njerzit te vriten ne vlore ne 97.

    • Keto jane muhabete alla sali berisha. Por me qe ju quheni Edi, dhe meqe Edi Rama po provohet se eshte nje me sali dhe ilir, nuk me vjen çudi qe perdor armet e saliut, shpifje dhe tym sa me shume.

    • Ti k… ske ca shkruan ketu fare se nuk ploteson asnje kusht per te qene pjes e ketij blogu,nuk je as i majte dhe dukesh qe je injorante

  • Gjinushi do të kandidoj i vetem ne zgjedhje, sepse ja ka shitur partinë Dritan Priftit dhe Tom Doshit, prandaj nuk futet dot ne kualicionin e ps-lsi . Ne bashkpunim me kta te dy ka nxjerr kadidat per kryetar bashkie ish socialista. Ka marre nje sasi te madhe paresh nga dritan prifti per shitjen e partise. Nga 300000-1000000 €.
    Kurse ju akoma vazhdoni te mos kuptoni intrigat e tije. Si mund te ndryshoje nje njeri qe ka futur njerzit te vriten ne vlore ne 97.

    • Po c’pallavra flisni more? Po me nje milion euro blinte PS Tan Prifti. Mos ja fusni pordhes kot duke pare telenovela. Nqs eshte e vertete me behet shume qejfi. Le ta shikoje Rama pordhaci se sa deputete i sillte puna e Tom Doshit. Nuk e ka kuptuar debili se kjo mbi te gjitha eshte loja e Metes, sa me i dobet Rama, aq me shume terren fiton Meta.

  • Jam e gjinushin.Vota ime eshte per te .Jam i zgenjyer nga Partia Socialste se la ne poste drejtues te PD, qe iu bashkengjitenLSI

    • Më mirë në luftë me një luan sesa me njëmijë zagarë kockalëpirës. Më mirë me një Gjinush sesa me tufën e lepujkalamajve të edi ramës. Më mirë me një njeri me integritet si Gjinushi sesa me njëmijë apo njëqindmijë eunukë të edi ramës. Madje akoma më keq se eunukët,- shfaqen si një çorbë rrymash eklektike ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, e që pas zgjedhjeve “sulejmani i madhërishëm,edi rama” i lë me gisht në sumë? Edi Rama nuk ka cilësitë kryesore të burrit të shtetit, vendosmërinë dhe konsekuencën! Koha e shpenzuar me të, të shkon kot fare. Tung!

  • He morr te uruar vendit tone i duhet brez i ri Dhe jo si Gjinushi ujkut plak qe ka len dhembet duke kafshuar Une i majte jam por do te thoshja me bindje se Gjinushi eshte me i rezikshem se boshti Rama – Meta Rinia eshte e ardhmja e vendit ajo vendos me plot bindje per te ardhmen e vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *