Pa u dekretuar nga presidenti, Gjinushi nis punën në krye të Akademisë së Shkencave

Edona Llukacaj

Skënder Gjinushi ka nisur këtë të premte zyrtarisht punën si kryetar i Akademisë së Shkencave. Vendimi që Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni u mor në mbledhjen e Asamblesë dhe Kryesisë së Akademikëve,  pavarësisht se presidenti Ilir Meta nuk e kishte dekretuar profesorin në krye të Akademisë.

Në një deklaratë për mediat, profesor Gjinushi e cilësoi politik mosdekretimin e tij nga presidenti Meta.

Ai, gjithashtu, komentoi zgjedhjen e tij në këtë detyrë nga Asambleja, sipas ligjit të vjetër. Gjinushi u shpreh se ligjet nuk cenojnë mandatet e fituara dhe se edhe me ligjin e ri presidenti bën vetëm emërimin, ndërsa vendimin e merr Asambleja.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e akademikut Fuga, Gjinushi u shpreh se me sa duket presidenti u inspirua nga ai.

Kryetari i Akademisë së Shkencave u shpreh para gazetarëve duke thënë:  “Institucion që me shumicë dërrmuese uzurpon veten nuk ka. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm do jetë kur të votojë pro për një çështje. Kapet me një tjetër temë që reforma është bërë edhe me ndihmën e politikës, por edhe me presion, të inspiruar nga një grup mediokrish, ata që ngatërrojnë platformën me projektligjin, që nuk janë në gjendje të kuptojnë çfarë është reformë dhe çfarë është pastrim institucional. Reformat janë kuptuar me lëvizje njerëzish. Ka pasure presion që reforma të bëhej me ribërjen e trupës së profesorëve.

Ndjehem shumë mirë që Meta nuk më dekretoi sepse u tregua qartë  që nuk u soll vullneti i politikës në Akademinë e Shkencës, e kundërta. Fakti që faktorë të ndryshëm kanë bërë kundërshtim tregon qartë se reforma ishte jashtë ndikimeve politike dhe ishte kundër politikave nëntavolinë që kërkonin vetëm të ndërhynin në Akademi dhe presidenti me sa duket u bë palë me këto segmente. Me sa duket Meta si avokat ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe këtu tregohet lidhja nga është inspiruar Meta dhe kjo është fatkeqësi.

Ligjet nuk cenojnë mandate e fituara, në rast se shton dispozita kalimtare, për të hequr mandatet e fituara është e papranueshme dhe këtë e pengon Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit të vjetër Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim dhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin, por thotë se vendimin e merr Asambleja”.

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Me keta tipa nuk behet vendi ..! Ku jane psikologet .. ?! Mjafton ti hedhesh “nje sy” dhe kuptohet lehte se “c`marke” eshte ..!

  • Kryetar I Akademise se Shkencave nje njeri qe ka mbi 30 vjet qe nuk ka asnje lidhje me shkencat .Mjerimi I ketij vendi I cfaqur ne menyren me madheshtore .

  • Ish-kryesia e Akademise se Shkencave duhet te shkrihet dhe gjysma e studiuesve qe i perkasin shkencave humane te shkojne ne Akademine e Studimeve Albanologjike, se atje e kane vendin; gjysma tjeter, me Gjinushin ne krye, duhet te themelojne “Akademine e Shkencave Natyrore te Shqiperise”.

    Ne vitin 1972, kur u ngrit Akademia e Shkencave nuk kishte as kuadro as fonde per t’i ngritur vec e vec dhe u ngrit nje Akademi; sot jane mundesite per te mbajtur dy akademi te profilizuara qe te dihen perse jepen fondet nga qeveria.

  • Kjo eshte perzgjdhja me e gabuar e bere ndonjehere ne kete vend kaq delikat. Po pse more u shua vendi per djem a vajza me nje bagazh dhe inteligjence me te mire se ky person…qe mund ta bejne akademine e shkencave qe vetem e tille ajo nuk mund te quhet me si eshte katandisur. Ky njeri eshte turp qe ka guximin te pranoje kete post. Akoma me nomenklaturat e vjetra. Ka ardhur koha keta lloj tipash te largohen. Me kete njeri Akademia do te jete vend numeo. E gjitha ai mund te beje eshte te mendoje si te gjeje menyra te shetise boten dhe te beje allishverishe per profit personal dhe per asnje moment ky njeri nuk ka menduar si ta nxjerri nga llumi ku ka rene ky institucion. Shume e trishtushme deri kur do vazhdohet keshtu……!!!!!

  • Skender Gjinushi kryetar i akademise se shkencave ? duhet te jete patjeter shaka !!!!!!!!!!!

    Çfare ka shkruarn çfare ka ne CV per ta merituar nje gje te tille ?

    E PASTAJ DUAM TE FUTEMI NE EUROPE !

  • Sikur te ishte nji “marreveshje” kjo e emerimit tend ne krye te Akademis se shkencave , duke shperfillur miratimin nga Ilir Meta, me emerimin nga ana e Ilir Metes te nji antari per ne gjykaten kushtetuse duke shperfillur “Vetingun”; Kundervenie ,apo mareveshje te fshehta?!Ne qofte se eshte mareveshje do te na pllakos prap fatkeqesia, si me “drejtesine “e Sali Murtajes ,qe vendosi ne te gjitha institucionet e drejtesise Shqiptare, njerzit me te korruptuar nga qe vete ai ishte dhe mbetet shembelltyra e korrupsionit shqiptar!Kundervenia eshte gje e mire , se e shperfill rolin e ketij “zevendesi” dhe bashkepuntori te Sali Berishes nga ana e Skender Gjnushit., per te cilin une nuk kam mendim me te mire nga keta dy te pareve! E njoh kete Kryetarin e Akademis se Shkencave ,qe ne vitet “80 kur ishte minister Arsimi dhe sillte njerzit verdalle per te drejtat e sturdimit duke mbajtur rreth vehte si “Monin” e Qazim Mulletit , Pavllo Zerin ,njeriun me pervers qe tallej me njerzit duke i mbledhur si kope bagetish ne sallen e mbledhjeve te kesaj Ministrie!

  • Sikur te ishte nji “marreveshje” kjo e emerimit tend ne krye te Akademis se shkencave , duke shperfillur miratimin nga Ilir Meta, me emerimin nga ana e Ilir Metes te nji antari per ne gjykaten kushtetuse duke shperfillur “Vetingun”; Kundervenie ,apo mareveshje te fshehta?!Ne qofte se eshte mareveshje do te na pllakos prap fatkeqesia, si me “drejtesine “e Sali Murtajes ,qe vendosi ne te gjitha institucionet e drejtesise Shqiptare, njerzit me te korruptuar nga qe vete ai ishte dhe mbetet shembelltyra e korrupsionit shqiptar!Kundervenia eshte gje e mire , se e shperfill rolin e ketij “zevendesi” dhe bashkepuntori te Sali Berishes nga ana e Skender Gjnushit., per te cilin une nuk kam mendim me te mire nga keta dy te pareve! E njoh kete Kryetarin e Akademis se Shkencave ,qe ne vitet “80 kur ishte minister Arsimi dhe sillte njerzit verdalle per te drejtat e sturdimit duke mbajtur rreth vehte si “Monin” e Qazim Mulletit , Pavllo Zerin ,njeriun me pervers qe tallej me njerzit duke i mbledhur si kope bagetish ne sallen e mbledhjeve te kesaj Ministrie , gjoja per te marre kerkesat e tyre per Ministrin , qe miratonte vetem ata qe “Moni”bindej se i plotesonin ” kushtet” .Me kete nuk dua te them se ky Kryetar i Akademis nuk eshte me i mire nga Beqiret ,apo Fuget!

  • Sikur te ishte nji “marreveshje” kjo e emerimit tend ne krye te Akademis se shkencave , duke shperfillur miratimin nga Ilir Meta, me emerimin nga ana e Ilir Metes te nji antari per ne gjykaten kushtetuse duke shperfillur “Vetingun”; Kundervenie ,apo mareveshje te fshehta?!Ne qofte se eshte mareveshje do te na pllakos prap fatkeqesia, si me “drejtesine “e Sali Murtajes ,qe vendosi ne te gjitha institucionet e drejtesise Shqiptare, njerzit me te korruptuar nga qe vete ai ishte dhe mbetet shembelltyra e korrupsionit shqiptar!Kundervenia eshte gje e mire , se e shperfill rolin e ketij “zevendesi” dhe bashkepuntori te Sali Berishes nga ana e Skender Gjnushit., per te cilin une nuk kam mendim me te mire nga keta dy te pareve! E njoh kete Kryetarin e Akademis se Shkencave ,qe ne vitet “80 kur ishte minister Arsimi dhe sillte njerzit verdalle per te drejtat e sturdimit duke mbajtur rreth vehte si “Monin” e Qazim Mulletit , Pavllo Zerin ,njeriun me pervers qe tallej me njerzit duke i mbledhur si kope bagetish ne sallen e mbledhjeve te kesaj Ministrie , gjoja per te marre kerkesat e tyre per Ministrin , qe miratonte vetem ata qe “Moni”bindej se i plotesonin ” kushtet” .Me kete nuk dua te them se ky Kryetar i Akademis nuk eshte me i mire nga Beqiret ,apo Fuget sot !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *