Një 27- vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Maminaz, në fshatin Rubjekë.
Sipas burimeve policore mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Durrësit shtetasja M.F, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë personi me iniciale A.I , 30 – vjeç, banues në Tiranë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se mjeti tip Citroen, me targa AA 887 EE është përplasur me murin e një avllie, ku nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka qenë drejtuesja e mjetit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
