Gjirokastër, 50 kg hashash në autobusin e linjës Tiranë-Athinë

anazapta

Një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur paraditen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Gjatë kontrolleve të ushtruara autobusin e një kompanie private në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë janë gjetur rreth 50 kilogramë drogë e llojit marijuanë.

Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjetit, Arben Çotaj dhe Gentian Seferi, njëri nga Lushnja dhe tjetri nga Burreli. Ndërkohë, vijojnë verifikimet në lidhje me përfshirjen e të tjerë personave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *