Arrestohet në flagrance “endacaku” që akuzohet për vjedhjen e disa banesave të braktisura në fshatin Dropull. Në kuadër të operacionit u arrestua dje B. Tarko, nga Gramshi, i dyshuar për serialin e bastisjeve në banesat e minoritarëve. Ndërkohë, blutë e Gjirokastrës kanë bërë të mundur dhe sekuestrimin e shumë prej 15 mijë lekëve të reja, celularë dhe sende bakri, të cilat mendohet se janë grabitur nga Tarko. Më parë policia kishte goditur edhe dy grupe të tjera që ishin kthyer në shqetësim për banorët e Dropullit.
