Gjirokastër, digjet bashkë me shtëpinë një grua e moshuar

anazapta

I ftohti ka shënuar viktimën e parë për këtë dimër. Një e moshuar është djegur brenda në shtëpinë e saj gjatë natës së kaluar, në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polican të komunës Pogon.

Mësohet se e moshuara Vergulla Konomi kishte lënë oxhakun ndezur, çka ka shkaktuar flakët e zjarrit. Zjarri është përhapur menjëherë për shkak të lëndës drusore me të cilën ishte ndërtuar shtëpia.

Shtëpia dykatëshe është shkrumbuar plotësisht. Policia dhe banorët e zonës po përpiqen të gjejnë trupin e viktimës. Mësohet se gruaja e moshuar jetonte e vetme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *