Qyteti i Gjirokastrës, është tronditur, pas një shpërthimi eksplozivi të ndodhur pas orë pas mesnatës.
Rreth orës 3:00 të mëngjesit në lagjen Dunavat të qytetetit të Gjirokastrës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë kanë shuar forca të shumta policie, ku ka rezultuar se automjeti furgon tip “Benz” me targa Gj 8067 A në pronësi të shtetasit, i cili ishte parkuar në afërsi të banesës ishte vendosur një sasi e vogël lënde eksplozivi, poshtë parakolpit dhe nga shpërthimi i mjetit ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Nga shpërthimi nuk ka pasur dëmtime në banesa përreth. I zoti i furgonit punonin si kasap, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./BW