Pas protestave të banorëve të zonës së Kalivaçit ndaj kompanisë private konçesionare për HEC-in e kësaj zone, “Becchetti”, Gjykata e Rrethit Gjirokastër ka lënë dje të lirë 4 ish-punëtorët e arrestuar pse protestuan për rrogat e prapambetura. “Detyrim paraqitje” është masa ndaj kryeplakut Perlat Zeneli dhe ish-punëtorëve Bino Nela, Franko Alidervishi dhe Ylber Agaj. Punëtorët akuzojnë firmën se u detyrohet 1 vit rrogë e prapambetur.
