Gjirokastër, goditi policin me makinë, arrestohet i dyshuari

anazapta

Një person është arrestuar, pasi akuzohet se ka aksidentuar me makinë një efektiv policie. Policia e Gjirokastrës bën me dije se është arrestuar R. Çomo. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”. Shkak i aksidentit ishte një manovrim i gabuar nga personi i arrestuar. Ndërkohë, efektivi i policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse mori plagë të shumta në trup nga goditja. Çomo akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia po heton nëse aksidenti është kryer me dashje.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *