Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për vjedhjen e një sërë kishash dhe banesash në fshatrat e Komunës Dropull të Sipërm.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 43-vjeçari Artan Muçmataj, banues në Patos të Fierit, i dënuar më parë për armbajtie pa leje.
Arrestimi i tij u në pasi akuzohet se ka vjedhur kishën e fshatit Likomil, kampin e pushimit të fëmijëve të Mitropolisë në Likomil të Komunës Dropull i Sipërm Gjirokastër, si dhe disa banesa në fshatin Llovinë.
Me të marrë informacionin për këto grabitje, forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas rreth dy orë krehje të zonës kanë bërë të mundur kapjen e 43-vjeçarit si dhe gjetjen e sendeve dhe materialeve të vjedhura në kishë dhe në banesa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Sipas policisë, 43-vjeçari ka punuar më parë si bari në disa fshatra të Komunës Dropulli i Sipërm, dhe sëfundi merrej me mbledhje të hekurishteve për ti shitur për skrap.
Gjithashtu nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ky shtetas gjatë vitit 2011 -2012, ka kryer disa vjedhje të arkave të kishave të vogla që janë të ndërtuara në fshatrat e Dropullit të Sipërm , ku ka marrë prej andej shuma të vogla lekësh.
Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet për disa vjedhje të enëve prej bakri në oborret e disa banesave në fshatrat e Dropullit të Sipërm gjatë vitit 2011 e 2012, të cilat i ka shitur për skrap.