Gjirokastër/ Gruaja kërcënon me thikë ish burrin pasi ky…

Leda Hysa

Një 24 vjeçare ka kërcënuar me thikë ish burrin e saj, pasi ky i fundit i ka dhunuar të vëllain me mjete të forta duke i shkaktuar dëme në fytyrë.

Në pranga ka përfunduar Nevro Dudumi, 24 vjeç dhe ish- bashkëshorti i saj Denis Braja, 25 vjeç të dy banues në Gjirokastër.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Zona Industriale”, Gjirokastër.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal./ l.h dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *