Një tjetër operacion kundër klandestinëve nga Policia Kufitare e Gjirokastrës ka lokalizuar dhe ndaluar në bashkëpunim me Forcat Delta, 36 emigrantë të paligjshëm nga Siria dhe Sudani.
Aksioni u krye dje rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur njësiti i Policisë Kufitare, që kryen patrullim në kufirin jeshil, në bashkëpunim me Forcat Delta, poshtë fshatit Radat kanë bërë bllokimin e 36 shtetasve nga vendet e treta, Siria dhe Sudani. Mes klandestinëve ka edhe 2 gra. Grupi kishte destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.
