Gjirokastër, kapen 135 kg marijuanë, arratiset transportuesi

anazapta

135.5 kilogramë marijuanë janë sekuestruar pak pas mesnatës në Gjirokastër. Uniformat blu kanë marrë informacion për një sasi të madhe lënde narkotike, që po transportohej nga Lazarati drejt kufirit me shtetin fqinj, Greqinë.

Operacioni i policisë është finalizuar me sekuestrimin e 123 pakove me hashash, të mbështjella me natriban. Ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve, transportuesit kanë arritur të largohen, pasi kanë braktisur automjetin me ngarkesën e hashashit, në aksin Kordhocë-Sofratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *