Policia vendore lokalizoi dhe kapi 20 klandestinë nga Siria, Eritrea, Senegali dhe Etiopia. Emigrantët e paligjshëm u zbuluan rreth orës 14:00 të pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Ura”, afër kthesës së fshatit Vrisera. Ata u gjetën në autostradë, poshtë urës, në përpjekje për të gjetur mjete transporti me destinacion Malin e Zi dhe më tej drejt vendeve të BE-së. Sipas policisë, 14 klandestinë ishin nga Siria, 2 nga Eritrea, 2 nga Senegali. Mes personave të kapur ishte edhe një femër më një djalë 4 vjeç, nga Etiopia.
