220 kg kanabis janë sekuestruar gjatë orëve të para të ditës së sotme në Gjirokastër.
Lënda narkotike do të transportohej nga Lazarati në drejtim të Fierit, nga ku më pas mendohej se do të trafikohej drejt Italisë. Operacioni i policisë ka përfunduar me sekuestrimin e mjetit tip Benz me targa false GJ 4868A, të cilin transportuesi e ka braktisur pas ndjekjes nga uniformat blu.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve të pasme. Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 48 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë nga 3.5 deri në 5.9 kilogramë secila gjithsej 220.2 kilogramë marijuanë.