50 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, pranë kodrave tek Uji i Ftohtë. Sipas uniformave blu që kryen operacionin, lënda narkotike po transportohej me mushkë nga një person, i cili e ka braktisur atë sapo ka parë policinë.
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se ka identifikuar transportuesin e lëndës narkotike dhe po punon për kapjen e tij.