Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 3 kg marijuanë, duke vënë në pranga edhe transportuesin e saj.
Sipas uniformave blu, i arrestuari është Fatos Lita, 20 vjeç, nga Dibra. Ai e kishte futur sasinë e lëndës narkotike në një çantë shpine, ku mbante vegla pune.
Lita është vënë në pranga në momentin në vendin e quajtur Ura e Lumit në Gjirokastër, kur sapo kishte zbritur nga furgoni dhe po priste makinë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës. Policia bën të ditur se droga e blerë në Lazarat ishte e destinuar për t’u tregtuar në lokalet e natës në kryeqytet.