Gjirokastër/ Klienti 60 vjeçar bie nga kati i tretë i hotelit, dërgohet në spital

Dita

Një burrë është rrëzuar nga kati i tretë i një hoteli mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në një hotel në zonën muzeale të këtij qyteti. 60 – vjeçari me iniciale F.M, banues në Berat mësohet se ishte klient në këtë hotel. Ai është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mbeten të paqarta rrethanat në të cilat është rrëzuar 60 – vjeçari, megjithatë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *