Gjirokastër, në pranga hajduti i kishave dhe banesave

anazapta

Arrestohet në flagrancë një shtetas për vjedhje kishash dhe banesash në fshatrat e Komunës Dropull i Sipërm Gjirokastër. Burimet zyrtare të policisë deklaruan arrestimin e 42-vjeçarit Artan Muçmataj,

lindur dhe banues në Patos të rrethit Fier, i dënuar më parë për armbajtje pa leje.

Sipas policisë, ai u prangos pasi më datën 22.01.2013, gjatë orëve të para të mëngjesit   ka vjedhur me thyerje  arkën ku mbahen lekët që hedhin besimtarët në kishën e fshatit Likomil, si dhe ka vjedhur me thyerje kampin e pushimit të fëmijëve të Mitropolisë në Likomil të Komunës Dropull i Sipërm  Gjirokastër, i cili ka marrë prej andej të hollat që hedhin besimtarët në arkën e kishës , kazanin e vaftisjes, si dhe në kampin e fëmijëve ka marrë një pompë uji , kabllo elektrike dhe enë kuzhine.

Gjithashtu, ky shtetas po gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 22.01.2013, ka vjedhur në fshatin Llovinë banesën e shtetasit K.B, ku ka marrë dy pompa që shërbejnë për spërkatje dhe shumë enë prej bakri që ndodheshin në banesën e shtetasit K.B.

Njëkohësisht gjatë orëve të para të ditës së datës 22.01.2013, ka vjedhur në fshatin Llovinë banesën e shtetasit V.P, ku ka marrë materiale ndërtim , hekur dhe enë prej bakri si dhe ka tentuar të hyjë në banesë por është diktuar nga i zoti i banesës i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Muçmataj mësohet se ka punuar më parë si bari në disa fshatra të Komunës Dropulli i Sipërm, dhe sëfundi merrej me mbledhje të hekurishteve për t’i shitur për skrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *