Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, krahas fushatave sensibilizuese, ka ndërmarrë edhe veprime operacionale për kontroll territori. Gjatë dy ditëve të fundit, janë zhvilluar fushata në komunën Lopëz, Kurvelesh dhe Qendër të Tepelenës, ndërsa vijon në Qesorat, Luftinjë, Krahs dhe Buz. Gjithashtu janë kryer kontrolle territori në Gjirokastër dhe në Qesorat, ku në vendin“Buza” u gjetën 31 gropa të hapura që dyshohet se do mbilleshin me hashash.
