Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me sektorin kundër narkotikëve ka sekuestruar 20 kilogram marijuanë të ndarë në 16 pako. Operacioni anti drogë, i koduar “Kabriole”, u zhvillua në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohte. Në pranga është vënë edhe shtetasi, Leonidha Gjini.
Sipas burimeve të policisë shtetasi Leonidha Gjini ishte drejtues i makinës kabriole me targa AA 188 GZ, brenda së cilës u gjetën 16 pako me marijuanë të cilën e kishin blerë në Lazarat.
Në makinë ndodhej edhe një shtetas i cili duke përfituar nga errësira është larguar. Por policia e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Eh pune te mbare mo trima se vetem ne kete forme ndertohet e “ardhmja” e femive tuaj….sa shpejt i flaket kazmen dhe lopaten….ku me droge…e ku me nafte…paska qene tha Shemi i afte…. Nese 2 forcat politike nuke do i kordinojne problemet se bashku ai popull eshte i fundosur…EMIGRANTI