Një 30-vjeçar me inicialet XH.R, është marrë peng nga dy persona, por ka mundur që të shpëtojë duke u hedhur nga makina me të cilën autorët e krimit po e transportonin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Suhë të Gjirokastrës.
Policia ka arrestuar si të dyshuar 28-vjeçarin Tahir Brahimi dhe punon për kapjen e shtetasit U.B, 31 vjeç, që të dy banues në Lazarat.
Pengmarrësit i kanë bërë prite 30 -vjeçarit në fshatin Suhë dhe kanë ushtruar dhunë mbi të, duke e qëlluar me grushte.
Më forcë e kanë futur në mjetin “Mitsubishi” dhe kur kanë mbërritur në Kordhocë, i dëmtuari ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së pengmarrësve.
Ai është hedhur nga makina, – bën të ditur policia lokale
