Vetëvritet me armë zjarri një 37-vjeçare në Gjirokastër. Ngjarja u shënua rreth orës 07:40 të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Libohovë, ndërsa Albana Rustemi është vetëqëlluar me armë zjarri pistoletë në banesën e saj dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal nga të afërmit. Mjekët thanë se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë, pak minua më vonë se të mbërrinte pothuajse në vdekje klinike. Policia ngriti menjëherë grupin hetimor dhe zbuloi gjurmë baruti në gishtrinjtë e të ndjerës që konfirmojnë flijimin e saj. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja ka si motiv depresionin nga i cili vuante prej disa kohësh 37-vjeçarja, e cila prej pak muajsh ishte kthyer nga emigracioni në Greqi. Shkaqet shihen edhe tek raportet e saj në familje gjatë emigracionit, teksa ka përjetuar edhe gjendjen depresive. Mësohet se e ndjera ka lënë edhe dy letra për familjarët e saj, çka përforcon pistën e vetëvrasjes. Në letër Rustemi shpreh keqardhjen për aktin që po ndërmerrte dhe ka lënë amanet për familjen e saj që të ecin përpara.
